Barcelona nuk duhet të vetëkënaqet me fitoret

Publikuar: 03.12.2012 - 13:29

Barcelonė, 3 dhjetor - Sergio Busquets, futbollist i Barcelonės, paralajmėroi bashkėlojėtarėt e tij qė tė mos vetėkėnaqen, edhe pse nė La Liga kanė 11 pikė mė shumė se Real Madridi.

"Ka ende shumė pėr tė luajtur deri nė fund tė kampionatit, kėshtu qė ne nuk duhet tė relaksohemi. Unė jam shumė i lumtur qė kemi shėnuar fillimin mė tė mirė nė historinė e La Ligas, por ne duhet tė vazhdojmė qė tė fitojmė. Ėshtė e rėndėsishme qė ne kemi shėnuar fitore nė pothuajse tė gjitha ndeshjet deri mė tani nė sezon", tha Busquets.

Gjatė fundjavės Barcelona ka shėnuar fitore nė shtėpi me rezultat 5:1 kundėr ekipit tė Atleticos nga Bilbao, ndėrsa dy gola i ka shėnuar argjentinasi, Lionel Messi. Nė 14 ndeshjet e para nė La Liga, ekipi i Barcelonės ka shėnuar 13 fitore dhe njė barazim.