Serena Willams, lojtarja e vitit në WTA

Publikuar: 29.11.2012 - 14:45

Uashington, 29 nėntor - Tenistja amerikane Serena Williams ėshtė shpallur lojtarja e vitit nė garat e WTA-sė, pas triumfit nė Wimbledon, US Open dhe fitimit tė medaljes sė Artė  Olimpike.

Kjo ėshtė hera e katėrt qė Serena Williams ėshtė zgjedhur si lojtarja mė e mirė.

Lojtarja amerikane e tenisit kishte njė fillim tė keq tė sezonit, duke luftuar me formėn dhe motivimin, ndėrsa nė Australian Open ėshtė eliminuar madje nė xhiron e katėrt.

Megjithatė, njė varg fitoresh nė turneun e Charlestonit dhe Madridit nė muajin prill e maj, kanė nisur njė valė tė vėrtetė tė sukseseve tė Serena Williams, e cila pėrfundoi me triumfin US Open, pėrkatėsisht me fitoren e 48-tė nga 50 ndeshje.

Se sa ishte Williams superiore, dėshmon finalja e Lojėrave Olimpike tė Londrės, ku tenistja amerikane i dha leksion homologes ruse, Maria Sharapovės, tė cilėn e deklasoi me rezultat 2:0, nė sete 6:0, 6:1.

Tenistja 31-vjeēare ka qenė tenistja mė e mirė nė botė edhe nė vitin 2002, 2008 dhe 2009 dhe ėshtė vetėm njė nga tre lojtaret nė histori tė tenisit, qė u luarua mė shumė se dy herė nė WTA, kujtojmė se kėtė mė parė e kanė bėrė edhe Steffi Graf dhe Martina Navratilova.

Katėr lojtarė kanė fituar dy herė ēmimin - Monica Seles, Lindsay Davenport, Justine Henin dhe Kim Clijsters.