Mike D'Antoni me Lakersin debuton me fitore

Publikuar: 21.11.2012 - 10:14

Los Angeles, 21 nėntor - Nė natėn mes tė martės dhe tė mėrkurės janė luajtur vetėm tri ndeshje nė NBA, me ē’rast fitore kanė realizuar Los Angeles Lakers, New York Knicks dhe Philadelphia.

Mike D'Antoni ka debutuar me fitore si trajneri i Lakers Los Angeles, pasi qė ekipi nga qyteti i ‘engjėjve’ ka triumfuar kundėr Brooklyn Nets me rezultat 95:90, me qė rast Lakersat kanė arritur fitoren e pestė, qė nga largimi i trajnerit, Mike Brown.

Kobe Bryant shėnoi 25 pikė, ndėrsa Dwight Howard shtoi 23 me 15 kėrcime. I shkėlqyeshėm nė kėtė ballafaqim ishte edhe spanjolli, Pau Gasol, i cili shėnoi 17 pikė, 11 kėrcime dhe 7 asistime.

Tek ekipi i  Netsave lojtarėt mė tė dalluar ishin, Deron Williams me 22 pikė dhe 10 asistime dhe me 23 pikė e 7 kėrcime, Brook Lopez.

Deri tek fitorja e tetė nė kampionat arritėn edhe lojtarėt e Knicks, tė cilėt triumfuan kundėr  New Orleans Hornets me rezultat 102:80.

Philadelphia 76ers shėnoi fitoren e tretė radhazi, pasi ka mposhtur Toronto Raptors me rezultat 106:98.