Klopp: Maratona e fitoreve nis me Frankfurtin

Publikuar: 25.09.2012 - 18:30

Dortmund 25 shtator - Vitin e kaluar, Borussia Dortmundi u mund pėr tė fundit herė nė javėn e gjashtė kundėr Hannoverit dhe prej asaj dite, ata pėsuan disfatėn e dytė pas 369 ditėve, saktėsisht kundėr Hamburgut nė javėn e katėrt tė kėtij sezoni. Teksa trajneri, Jurgen Klopp kritikoi lojtarėt e tij pėr angazhim dhe mosrealizim tė planit ndaj Hamburgut, nė prag tė sfidės kundėr Frankfurtit, ai deklaron se pėr Dortmundin kėtu nis sezoni, edhe pse Bayern Munich ndodhet pesė pikė para. “Seria e pathyeshmėrisė pėr ne pėrfundoi tashmė, por teorikisht kemi shansin tė nisim njė fillim tė ri. Personalisht nuk kam stėrvitur kurrė njė skuadėr qė kualitetin maksimal e shpalos nė pesė javėt e para tė kampionatit. Aftėsitė dhe energjitė tona janė tė ndara nė mėnyrė sistematike. Nėse doni argumente, atėherė mund tė bazoheni te sezoni i kaluar, kur skuadra nuk e nisi kėnaqshėm, duke qėndruar nė distancė nga Bayerni, por nė fund e patė rezultatin historik tė skuadrės”, deklaroi Klopp, duke shtuar pėr ndeshjen e radhės tha “Fakti qė luajmė kundėr vendit tė dytė,do tė thotė qė pėr ne rritet motivimi dhe pėrqendrimi. Frankfurti nuk ka shfaqur dobėsi nė fushė, por ne presim qė t’i zbulojmė pikat e dobėta dhe t’i ndėshkojmė. Frankfurti e ka nisur mbarė rikthimin nė Bundesligė,, madje kanė pėrforcuar siē duhet ekipin. Kam njė parandjenjė se lojtarėt do reflektojnė siē duhet pėr t’i dhėnė pėrgjigjen e duhur kritikėve tanė”, pėrfundoi trajneri i Dortmundit.