Ramos largohet nga Real Madrid?

Publikuar: 21.09.2012 - 16:44

Madrid, 21 shtator – Rekordmenėt evropianė tė Realit tė Madridit realizuan fitore jubilare ditėn e mėrkurė ndaj Manchester Cityt nė Champions League. Kjo ishte fitorja e 100-tė e tyre nė Champions League. Por, nė kėtė duel nuk ka pasur vetėm festė te “galaktikėt”. Fakti qė Jose Mourinhos i buzėqeshi fati nė minutėn e fundit tė takimit, bėri qė atij t’i jepet e drejtė pėr rotacionet nė formacion. Duke qenė se portugezi ka probleme me luksin nė ekipin, mos aktivizimi i mbrojtėsit Sergio Ramos ka shkaktuar shumė zhurmė nė mediumet spanjolle. Sipas spekulimeve tė “El Mundo Deportivo”, mbrojtėsit i ėshtė adresuar i gjithė faji nė humbjen 0:1 ndaj Sevillas nė kampionat, dhe si pasojė Mourinho e la nė stol mbrojtėsin mė tė mirė tė Spanjės.

Por, duke u renditur nė krye tė listės sė “armiqve” dhe kritikėve tė Mourinhos, Sergio Ramos ka kėrcėnuar klubin me largim nė fund tė sezonit. Nė qoftė se mbrojtėsi largohet, atėherė do t’i jepet shansi francezit Raphael Varane. Por mbetet tė shihet nėse Ramosi do tė largohet pasi edhe ai vetė pati pėrgėzuar shokėt nė “Twitter”, ndėrsa Mourinho deklaron se nuk ka mosmarrėveshje me Sergion.