Martinez, pse nuk startoi që nga minuta e parë në Bayern?

Publikuar: 17.09.2012 - 21:31

Munich, 17 shtator - Gjatė kėtij sezoni trajneri bavarez, Jupp Heynckes ka korrigjuar gabimet e atij tė kaluar, ndėrsa nė njė analizė tė pėrgjithshme para sfidės ndaj Valencias, nxjerr nė pah diferencėn e dy viteve, i thur elozhe Javi Martinezit dhe sqaron arsyet pse e ka lėnė 40-milionėshin deri tani nė stol. “Para se tė niste sfida ndaj Mainzit, bėra njė bisedė tė hapur me Martinezin. Javi ka dy javė qė stėrvitet me ekipin dhe procesi i integrimit tė tij nė skuadėr ka nevojė pėr mė shumė kohė, edhe pse ai na ka bindur me kaq pak kohė. Megjithėse, nuk duhet harruar qė edhe Gustavo nuk mė ka lėnė shkak ta ulja nė stol, pasi ka shkėlqyer. E kam thėnė qė Martinez pėrmbush ēdo kriter pėr ta nisur nga minuta e parė. Ai i jep siguri lojės ndėrsa, me inteligjencėn qė e karakterizon, ndihmon shumė ofensivėn. Kėtė e ka konfirmuar nė tė dyja ndeshjet dhe e ka treguar qė ėshtė superlojtar. Pėr sa i pėrket aktivizimit tė mėrkurėn, dua t’ju befasoj. Ėshtė shumė pozitive qė kemi njė skuadėr tė kompletuar dhe cilėsore. Kam gjithnjė opsione, qė janė tė domosdoshme. Ky ėshtė njė mėsim nga sezoni i kaluar. Por, ndaj Valencias mė duhet tė kem njė skuadėr tė plotė, ndėrsa si Ribery dhe Robben janė tė domosdoshėm pėr ne. Ata kanė pėsuar tėrheqje muskulore nė kofshė dhe duhet tė presim ende. Shpresoj qė tė rikthehen ndaj Valencias”, analizoi trajneri i Bayernit, Jupp Hejcnkes. Ndėrkohė, Bayerni i Munichut ka nė grup Valencian, Lilėn dhe BATE Borisov. Ndaj ekipit spanjoll, bavarezėt janė pėrballur tri herė dhe nė tė tria sfidat kanė dalė me rezultat 1-1. Kujtojmė qė triumfi i fundit nė Champions ka qenė pikėrisht ndaj spanjollėve nė vitin 2001, kur rekordmenėt e udhėhequr nga trajneri, Ottmar Hitzfeld fituam me penallti 5- 4 Ligėn e Kampioneve ndaj Valencias nė Milano.