Bayerni është klub planetar, Dortmundi lokal

Publikuar: 14.09.2012 - 15:23

Munich, 14 shtator- Sezoni nė Bundesligėn gjermane sapo ka filluar ndėrsa beteja pėr titullin ka ‘marr dhenė’ . Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoenness tashmė ka filluar tė "pickoj" mbrojtėsit e titullit, Borussia Dortmundin, pėr tė cilėt tha se ka mbėshtetės vetėm nė rajonin e tyre, North Rhine-Westphalia.

"Bayern ėshtė njė ekip global, ndėrsa Borussia lokal, ekip rajonal. Ata kurrė nuk do tė jenė nė gjendje pėr tė arritur sukseset qė kemi arrit ne nė 30 vitet e fundit. Mund tė bėhen mė tė famshėm nė qoftė se fitojnė 10 herė rresht titullin e kampionit tė Gjermanisė," tha Hoenness nė njė deklaratė pėr mediat gjermane.

Nė ndeshjen e parė kėtė sezon, Bayern ka mposhtur Borussian pėr Super Kupėn me rezultat 2-1, ndėrsa kjo fitore njėkohėsisht ėshtė triumfi i parė pas pesė humbjeve rresht kundėr ‘milionerėve’.

Gjiganti bavarez i futbollit si objektivin kryesor tė biznesit aktualisht ka pushtimin e tregut aziatik.

"Nėse ju shkoni nė Pekin dhe u kėrkoni kalimtarėve tė rastit nė rrugė t’u thonė emrin e njė klub gjerman tė futbollit, tė gjithė do tė thonė Bayern, e jo Dortmund", shtoi Hoenness me vetėbesim. Ndėrsa beteja tjetėr e madhe e kėtyre rivalėve tė pėrjetshėm nė program ėshtė mė njė dhjetor nė Munih nė kuadėr tė Bundesligės.