Rroga e Ronaldos shkon në 15 milionë euro?

Publikuar: 12.09.2012 - 19:02

Madrid, 12 shtator - Cristiano Ronaldo ka shpėrthyer menjėherė pas mbylljes sė afatit kalimtar tė verės, duke theksuar se nuk ndihet mė i lumtur te Reali i Madridit, por tė gjitha shkaqet do t’i mbajė pėr vete. Kjo bėri qė menjėherė klube tė pasura si PSG, Manchester City dhe Manchester United tė hidhen nė sulm pas tij, duke frikėsuar jo pak Realin dhe stafin e tij drejtues, nga trajneri Jose Mourinho e deri te presidenti Florentino Perez. Ky i fundit, edhe pse mjaft i indinjuar me pakėnaqėsitė qė Ronaldo i shfaqi hapur, duket se ka urdhėruar bashkėpunėtorėt e tij qė tė punojnė pėr njė kontratė tė re me yllin portugez, i cili, duke parė milionat qė ofrohen nga City, kėrkon mė shumė para.

E pėrditshmja spanjolle “Marca” zbulon se Perez ka bėrė gati njė marrėveshje prej 15 milionė eurosh nė vit neto pėr Ronaldon, kundrejt 12 milionėve, sa ai fiton aktualisht. Nė kėtė mėnyrė, klubi madrilen shpreson qė t’ia rikthejė buzėqeshjen 27- vjeēarit, edhe pse kjo kontratė 15 milionėshe do t’i kushtojė nė total mbi 23 milionė euro klubit mbretėror.  Paga e re (15 milionė euro) do t’i taksohet Realit me 52 pėr qind, ēka do tė thotė se pėr kontratėn e re tė Ronaldos, Perez duhet t’i paguajė shtetit spanjoll gati 8 milionė euro.

 

gurbetqarich12.09.2012/19:40

27 vjeqar po i del AFATI edhe ketij....edhe 2 vite futboll pastaj ceh e dije ngado ja ther tani mundet me shku ne SHBA apo ne KIN e AUSTRALI