Gjermanët kërkojnë që hendbolli të bëhet sport olimpik i dimrit

Publikuar: 18.08.2012 - 19:57

Frankfurt, 18 gusht - Trajneri i Pėrfaqėsueses sė Gjermanisė nė hendboll, Martin Heuberger, ka reaguar ndaj idesė qė garat e hendbollit nė tė ardhmen tė futen nė program tė Lojėrave Olimpike Dimėrore. Heuberger thotė se nė kėtė mėnyrė pėrfaqėsueset do tė ishin tė papėrgatitura pėr gara.

"Atėherė nuk do tė ishte e mundur njė pėrgatitje e mirėfilltė. Sportet ekipore kanė pasur gjatė Lojėrave tė Verės katėr javė kohė pėr t'u pėrgatitur. Nė Lojėra Dimėrore nuk do tė ishte e mundur kjo. Ėshtė parė se niveli i hendbollit nė Evropianin nė janar, ishte dukshėm mė i dobėt se nė turneun olimpik nė Londėr", ka thėnė Heuberger.

Por Heuberger thotė se lojtarėve u duhet njė pauzė edhe gjatė verės.

"Nėse mendohet te angazhimi i lojtarėve, atėherė njė pauzė do tė ishte e mirėseardhur", ka thėnė trajneri, duke vlerėsuar se dy garat e mėdha brenda njė viti kanė qenė angazhim i tepėrt.

Pikėrisht kėshtu vlerėson edhe trajneri Thorsten Storm i skuadrės gjermane tė Bundesligės, Rhein-Neckar Loewen.

"Unė jam i pajtimit qė hendbolli tė futet nė program tė Lojėrave Olimpike Dimėrore. Jemi sport i palestrės. Ky ndėrrim do tė bėnte shumė gjėra mė tė lehta", ka thėnė Storm.

Ai si arsyetim jep faktin se nėse hendbolli futet nė Lojėrat Olimpike dimėrore atėherė nuk do tė ketė dy turne brenda njė viti. Kjo pasi si Lojėrat Dimėrore, ashtu edhe Evropianet dhe Botėroret e hendbollit mbahen nė fillim tė vitit.

"Kjo do tė ēonte nė ndryshim tė kalendarit", thotė Storm.

Presidenti i Federatės Botėrore tė Hendbollit, Hassan Moustafa, nuk ėshtė i pajtimit qė tė bėhet ky ndryshim.

"Botėrorėt tanė zhvillohen nė janar nė konkurrencėn e meshkujve dhe nė dhjetor nė atė tė femrave", thotė egjiptiani.