Shqipëria humbi miqësoren me Gjeorgjinë

Publikuar: 06.02.2013 - 21:10

Prishtinė, 6 shkurt – Kombėtarja e Shqipėrisė nė futboll sonte lėshoi rastin pėr tė pėrmirėsuar sadopak renditjen nė tabelėn e FIFA-s. Megjithėse ishte njė ndeshje miqėsore, kombėtarja e Giani de Biasit u mposht nė Tiranė nga Gjeorgjia dhe kjo ishte humbja e tetė nga kjo kombėtare, krahas tri fitoreve dhe dy barazimeve nė takimet e deritashme tė ndėrsjella.

Kuqezinjtė kaluan nė epėrsi nė minutėn e 26-tė, me golin e shėnuar me kokė nga Erjon Bogdani. Ky ishte goli i tij i 18-tė me kombėtaren, nė 72 ndeshje tė zhvilluara, mė shumė se askush tjetėr, madje i paarritshėm pėr mjaft kohė, sipas tė gjitha gjasave.

Por pas rreth 15 minutave rezultati u barazua. Nė minutėn e 41-tė ndodhi njė gabim i  pafalshėm nė mesfushė, teksa Bakaj kishte tėrė hapėsirėn e duhur pėr tė vepruar vetė drejt portės kundėrshtare, ai e ktheu topin prapa me fuqi jo tė plotė, duke u rrėmbyer nga kundėrshtarėt, qė dalin rrufeshėm nė kundėrsulm. Nė superioritet numerik ndaj Currit dhe Osmanit, i futuri si zėvendėsues pėr Gjeorgjinė, Vatsadze arriti tė mposhtė Etrit Berishėn.

Nė minutėn e 82-tė Gjeorgjia ia doli nėpėrmjet Lobzhnaidzes tė shėnojė edhe njė gol dhe tė mbyllė kėtė ndeshje me fitore 2:1.  

Ja edhe rezultatet e disa takimeve tjera tė kryera deri tashti: 

Koreja Veriore  -    Kroacia           0:4

Moldavia       -    Kazakistani     1:3

Qipro                 -    Serbia             1:3

Hungaria           -    Bellorusia        1:1

Sllovenia      -    Bosnja             0:3

Ukraina      -    Norvegjia        2:0

Izraeli                -    Finlanda          1:1

Spanja               -    Uruguai           3:1

deda07.02.2013/09:24

Miqesore ishte ndesja por u nje mungesa e Ma ... j dhe Alban Mehes . Sulmi me duket se nuk funksonon si duhet dhe nuk po gjejme nje sulmues te mirefillte. Bogdani.Salihi nuk jane fort ne forme!

Arsim07.02.2013/05:14

Ska lidhje jena mesu me hupe na shqiptaret , 1 here fitojm , 1000 hupim, edhe Mitrovica po shkon ,, shnoshe

gjeki 06.02.2013/23:48

Isha habitur po, te kishte fitu !!!