Trepça merr edhe dy futbollistë nga Shqipëria

Publikuar: 20.07.2011 - 09:50

Prishtinė, 20 korrik - Portieri Olti Bishani dhe mesfushori Suad Kaloshi janė dy pėrforcimet e reja tė skuadrės Trepēa, ka bėrė tė ditur tė martėn pėr gazetėn trajneri i mitrovicasve, Fidaim Haxhiu. Ai tha se ėshtė ndarė i kėnaqur qė ka arritur marrėveshje me kėta dy futbollistė. Olti Bishani sė fundi ka qenė rezervist nė skuadrėn e Vllaznisė sė Shkodrės. Bishani ėshtė pjesė e ekipit Shpresa tė Shqipėrisė. Ndėrkohė, qė Suad Kaloshi nė radhėt e Trepēės kaloi nga skuadra e Ada Velipojė.

"Kemi arritur marrėveshje me tė dy lojtarėt. Jam i kėnaqur me kėto transferime qė i kemi bėrė deri mė tani. Tė gjithė i kam parė nga afėr dhe mė kanė pėlqyer shumė. Besoj se shumė shpejt do tė adaptohen nė futbollin kosovar", ka thėnė Haxhiu.

Trepēa, ditė mė parė marrėveshje ka arritur edhe me Bledar Perpatin, Jasir Rrustajn e Senad Lekajn, po ashtu nga Shqipėria.

Ndėrkohė ndihmėstrajner i Trepēės ėshtė emėruar ish-futbollisti i kėsaj skuadre, Besart Cecelija.

"Besart Cecelia do tė jetė pėrkrah meje nė stinorin e ri. Ne kemi tė njėjtin vizion", ka shtuar kryetrajneri Haxhiu.