Zeneli, i lumtur që u ftua nga Finlanda

Publikuar: 01.06.2013 - 09:17

Mesfushori kosovar, Erfan Zeneli ėshtė ndarė i lumtur qė ėshtė pėrfshirė edhe zyrtarisht nė listėn e publikuar tė premten nga trajneri i Finlandės, Mixu Paatelainen. Pėr mesfushorin e Helsinkit kjo ėshtė hera e parė qė ftohet nga Pėrfaqėsuesja e Finalndės nė futboll. Ai ka marrė ftesė pėr dy ndeshjet kualifikuese pėr botėrorin "Brazili 2014", qė Finlanda i luan kundėr Bjellorusisė mė 7 e 11 qershor. Te Finlanda ėshtė ftuar edhe mesfushori i Chievos, Pėrparim Hetemaj. "Jam gėzuar shumė dhe besoj se mė ka ftuar pasi mė ka pėrcjellė mė herėt dhe llogarit nė mua. Shpresoj tė paraqitem qė nė ndeshjen e parė. Trajneri pėlqen shumė lojėn time, pasi mė ka thėnė se kam energji dhe jam stabil", ka thėnė Zeneli tė premten pėr Kohėn Ditore.