Berisha kualifikon Suedinë në Evropian

Publikuar: 01.04.2013 - 09:51

Futbollisti kosovar Valmir Berisha ka shėnuar gol pėr tė dėrguar pėrfaqėsuesen U-17 tė Suedisė nė kampionatin evropian qė mbahet nė muajin maj nė Sllovaki. Berisha 16-vjeēar, tė dielėn realizoi nė minutat shtesė tė ndeshjes kundėr Hungarisė (81'). Takimi u mbyll 1:1, por ky rezultat i mjaftoi Suedisė qė tė renditet e para nė grupin e tretė tė raundit elit dhe tė kualifikohet pėr fazėn finale tė evropianit. Suedia nė tri ndeshje mblodhi shtatė pikė, aq sa kishte edhe Hungaria nė pozitėn e dytė. Berisha qė luan pėr U-19 tė Halmstadit, nė tri ndeshje realizoi pesė gola. Ai shėnoi nga dy herė kundėr Bjellorusisė dhe Finlandės. Nė ndeshjen vendimtare ai u aktivizua nė minutėn e 55-tė. Startues te Suedia ishte Gentrit Ēitaku (Norrkoping). Ēitaku kishte shėnuar njė gol kundėr Bjellorusisė. Kjo ėshtė hera e parė qė Suedia kualifikohet nė evropianin U-17 me formatin aktual prej tetė skuadrave. Gjermania pėr tė cilėn luajti Donis Avdijaj mbeti jashtė evropianit, pasi tė dielėn nė ndeshjen e fundit dhe vendimtare humbi 1:0 nga Ukraina. Avdijaj luajti tėrė ndeshjen, por nuk ia doli tė realizonte. Ai kishte shėnuar nga njė gol nė ndeshjet kundėr Bullgarisė e Estonisė.