Luan Prekazi nuk është më trajner i “Llamkos Kosovës”

Publikuar: 27.03.2013 - 16:08

Vushtrri, 27 mars - Ka marrė fund aventura e Luan Prekazit si trajner i “Llamkos Kosovės”. Ai ka dhėnė dorėheqje nga posti i kryetrajnerit pas presionit tė tifozėve tė grupit vushtrrias, “Forca”.  Pakėnaqėsitė ndaj Prekazit arritėn kulmin pas barazimit pa gola ndaj Ferronikelit nė Vushtrri, ndeshje kjo, e cila doli tė jetė e fundit pėr strategun e mirėnjohur kosovar. Dorėheqjen e tij e konfirmoi drejtori i klubit vushtrrias, Labinot Demi.

Mėsohet se Luan Prekazi ka dhėnė dorėheqje vetė nga detyra e trajnerit, pasi nuk i ka pėlqyer presioni qė i ėshtė bėrė nga tifozėt nė kohėt e fundit, tė cilėt kanė shprehur mllefin ndaj tij, sidomos pas ndeshjes me Ferronikelin. Demi theksoi se klubi do t’i kryejė tė gjitha obligimet e kontratės sė Prekazit. Skuadrės do t’i prijė deri nė fund tė sezonit ish-lojtari i mirėnjohur kosovar, Ismet Munishi, i cili ka edhe funksionin e menaxherit nė kėtė klub. Kjo do tė jetė aventura e parė e Munishit si trajner i njė skuadre tė elitės, ndėrsa prioritet i punės sė tij do tė jetė shpėtimi i ekipit nga rėnia prej kategorisė superiore.