BKT Superliga: Kryendeshjet e mesjavës në Vushtrri e Prishtinë

Publikuar: 05.03.2013 - 17:47

Prishtinė, 5 mars - BKT Superliga e basketbollit do tė vazhdojė me ndeshjet e mesjavės kėtė tė mėrkurė dhe tė enjte me dy kryendeshje nė program.Dueli mė interesant i javės sė 17-tė zhvillohet tė mėrkurėn nė Vushtrri nga ora 17:00 aty ku do tė pėrballen kampioni aktual Trepēa dhe lideri aktual i ligės elite Peja.

Mitrovicasit nė mungesė tė Palestrės Minatori, janė duke luajtur nė Vushtrri ndeshjet si nikoqir. Trepēa pati shumė ndryshime gjatė pushimit dimėror, duke marrė e larguar lojtarė e trajner, njė tjetėr problem me tė cilin janė pėrballuar sivjet xehetarėt.

Ky do tė jetė derbi i shtatė kėtė edicion i Trepēės, dhe mundėsia pėr ta fituar njė ndeshje tė madhe sivjet kundėr tri ekipeve tė para.

Nė dy takimet me Pejėn , Trepēa ka pėsuar dy herė, mirėpo ka pėsuar edhe nga Prishtina e Bashkimi, si dhe njė herė nga RTV 21.

Trepēa vjen pas dy fitoreve rresht nė sezonin pranveror ndaj Dritės e Kosovės, por pėrballė ka Pejėn e cila ka mposhtur 21-shin e pėrforcuar dhe rivalin kryesor pėr titull sivjet Prishtinėn.

Dardan Berisha, Samir Shaptahoviqi e Gerti Shima kėsaj radhe do tė kenė pėrballė forcėn mitrovicase nė krye me Drilon Hajrizin, Gazmned Asllanin e Besnik Azemin  tė cilėt do tė mundohen tė ndalin Pejėn pėr vetėm herė tė dytė kėtė edicion.

Tė mėrkurėn zhvillohen edhe dy duele tė tjera: Nga ora 14:00 nė Pejė Vėllaznimi takohet me Dritėn dhe nė Prizren nga ora 18:00 Sigkos Bashkimi me Kosovėn.

Xhiroja e mesjavės mbyllet tė enjten me derbin nė kryeqytet. Nga ora 19:30 nė Pallatin e Rinisė dhe tė Sportit nė Prishtinė, Sigal Prishtina do tė kėrkojė kėndelljen kundėr 21-shit.

Bardhekaltrit kanė shėnuar dy fitore sivjet kundėr ekipit tė ri tė Superligės, por pas pėrforcimeve tė shumta gjatė dimrit, teleboysat nė dy miqėsoret me Prishtinėn kanė shėnuar fitore.