Pavarësia e Kosovës, e papërfunduar edhe në sport

Publikuar: 18.02.2013 - 09:58

Prishtinė, 18 shkurt - Kosova ka festuar tė dielėn pesėvjetorin e pavarėsimit. Kosova, deri mė tash ėshtė e njohur si shtet nga vetėm 98 prej 193 shteteve tė Kombeve tė Bashkuara (UN). Nė fakt, ky ėshtė njė kusht qė po ndikon edhe nė sport dhe po ua shuan ėndrrat sportistėve lokalė. Klubet e futbollit tė Kosovės, nuk kanė drejtė tė participojnė nė turnetė zyrtare ndėrkombėtar, pėr shkak se FFK-ja nuk ėshtė pjesė e FIFA-s dhe UEFA-s. E kėto tė fundit nuk e njohin atė, pasi shteti i Kosovės nuk ėshtė anėtar i Kombeve tė Bashkuara.

"Futbolli ėshtė sporti numėr njė dhe kryesor nė Kosovė", thotė Afrim Tovėrlani, trajner i skuadrės sė Prishtinės. "Ėshtė shumė vėshtirė tė luash vetėm brenda kufijve tė shtetit. Nuk po them se do tė shkėlqenim nė garat ndėrkombėtare, por ambiciet tona ndeshen me pengesa pėr tė cilat nuk mund tė bėjmė asgjė".

Pavarėsimi nga Serbia pas viteve tė shumta tė luftės dhe mijėra tė vdekurve nė Kosovė, ka sjellė njė valė tė entuziazmit dhe pritjeve tė mėdha nga tė gjithė. Megjithatė, edhe pas pesė vjetėve, shteti ėshtė shumė larg nga pavarėsimi i vėrtetė dhe pėrballet me njė papunėsi tė madhe dhe korrupsion.

Njė situatė frustruese ėshtė edhe pėr ata sportistė kosovarė qė synojnė tė bėhen kampionė nė arenėn ndėrkombėtare. Futbollisti premtues i Prishtinės, Enis Gavazaj, po pret t'i mbush 18 vjet pėr ta provuar fatin e tij jashtė Kosovės. Ai ėshtė edhe reprezentues i ekipit U-19 tė Shqipėrisė.

"Ėndrra ime? "Tė luajė pėr Real Madridin, por ėshtė vėshtirė tė shpresohet nė kėto kushte qė i janė imponuar futbollit tė Kosovės. Politika e UEFA-s dhe ajo e FIFA-s janė njėra prej pengesave kryesore pėr talentet e reja tė futbollit tonė, tė cilėt nuk kanė rastin tė dėshmohen jashtė vendit pėr shkak tė izolimit".

Pengesat janė tė natyrės politike, pasi Beogradi e sheh Kosovėn ende si provincė tė Serbisė. Pėrderisa nuk do tė ketė njohje tė plotė e pavarėsisė tė Kosovės, nuk do tė ketė njė rrugė pa pengesa pėr skuadrat kosovare nė garat ndėrkombėtare.