Ujkani kthehet titullar te Palermo

Publikuar: 13.01.2013 - 10:01

Trajneri i Palermos, Gian Piero Gasperini nė konferencė pėr shtyp tė mbajtur tė shtunėn ka bėrė tė ditur se nė portė pėr ndeshje me Napolin do ta kthejė portierin kosovar, Samir Ujkani. Reprezentuesi i Shqipėrisė nė ndeshjen e fundit nuk u paraqit fare pėr Palermon, por Gasperini ka thėnė se Ujkani ka pasur nevojė tė qėndrojė nė stol njė ndeshje. Ndeshja Napoli - Palermo zhvillohet tė dielėn (sot) dhe i takon xhiros sė 20-tė nė Serie A tė Italisė. "Unė nuk e inkuadrova tė dielėn e kaluar Ujkanin, sepse ai po kalonte nėpėr njė periudhė presioni, por pėr mua ai ka qenė gjithmonė zgjedhja mė e mirė edhe pse ka bėrė disa gabime. Por pėr fat tė keq kjo i ndodhi edhe portierit Benussi", ka thėnė Gasperini. Ujkani ėshtė paraqitur nė 17 prej 19 ndeshjeve tė kėtij edicioni nė kampionatin italian. Palermo renditet e parafundit (19) me 15 pikė tė mbledhura.