Gasperini çuditet me kritikat ndaj Ujkanit

Publikuar: 06.01.2013 - 10:38

Trajneri i Palermos, Gian Piero Gasperini, ka bėrė thirrje qė tė ndalen kritikat ndaj portierit kosovar, Samir Ujkani. Ai tė shtunėn pėr mediumet italiane u shpreh i habitur se si vjen tėrė ky mllef ndaj reprezentuesit tė Shqipėrisė. "Unė nuk po arrij tė kuptoj pse gjithė ky mllef ndaj Ujkanit. Ka edhe lojtarė tė tjerė qė nė disa periudha kanė bėrė gabime, por nuk janė sulmuar nė kėtė mėnyrė si Samir Ujkani. Ai ka bėrė disa paraqitje tė shkėlqyera dhe problemi i skuadrės nuk lidhet vetėm me tė. Dhe, do t'u them tė gjithėve se deri sa ai do tė jetė nė Palermo unė do ta mbrojė", ka thėnė Gasperini, njofton tė shtunėn "mediagol.it". Ujkani 24-vjeēar kėtė edicion shpesh ėshtė kritikuar pėr paraqitjet qė kishte me Palermon nė Serie A. Sė fundi ėshtė raportuar pėr mundėsinė e largimit tė tij nga Palermo.