Favre nuk ka humbur besimin te Xhaka

Publikuar: 15.12.2012 - 21:16

Moenchengladbach, 15 dhjetor - Mesfushori kosovar Granit Xhaka shumė shpejt do ta rikthejė vendin e titullarit te Borussia Moenchengladbach. Trajneri Lucien Favre, ka insistuar se Xhakės i nevojitet edhe pak kohė tė adaptohet me ritmin e Bundesligės, pasi ėshtė futbollist i ri. Kėshtu shkruan tė premten "20minuten.ch".

Xhaka 20-vjeēar, te Borussia Moenchengladbachu u transferua para fillimit tė kėtij edicioni nga Baseli zviceran. Transferimi i tij bėri bujė nė Zvicėr e Gjermani. Ekipi gjerman pėr transferimin e Xhakės pagoi njė dėmshpėrblim prej 8.5 milionė eurosh.

Nė ndeshjet e para tė kėtij edicioni, Xhaka ishte titullar i padiskutueshėm te Moenchengladbachu, por nė ndeshjet e fundit, ai e ka humbur kėtė status. Kryesisht aktivizohet si zėvendėsues.

"Nuk ka shkuar asgjė keq me Xhakėn. Ne i kemi disa lojtarė tė rinj nė skuadėr, tė cilėt ende kanė nevojė tė mėsohen me ritmin e Bundesligės", ėshtė shprehur Favre. "Po punojnė intensivisht dhe nė mėnyrė specifike me kėta futbollistė. Kėshtu qė ėshtė vetėm ēėshtje kohe para se gjithēka tė vijė nė vendin e duhur".

Favre ka zbuluar se Xhaka po zhvillon stėrvitje shtesė, por nuk ėshtė i vetmi qė bėnė kėtė.

"Ai po bėn stėrvitje tė veēanta me topin", tha Favre.

Xhaka, i cili ėshtė reprezentues i rregullt i Zvicrės, ka kontratė me skuadrėn gjermane deri nė qershorin e vitit 2017.

Favre nuk ka lėnė pa pėrmendur edhe ish-bashkėlojtarin e Xhakės te Baseli, Xherdan Shaqirin, i cili po aktivizohet te skuadra tjetėr e Bundesligės, Bayern Muenchen. Favre ka thėnė se Shaqiri punėt i ka mirė te skuadra bavareze.

"Shaqirit po i shkojnė punėt shumė mirė. Forca dhe shpejtėsia e tij, janė tė jashtėzakonshme. Ėshtė njė lojtar i mirė, i cili edhe pse ka konkurrencė tė fortė pėr pozitėn e tij, me Franck Riberyn, Arjen Robbenin e Thomas Muellerin, po ia del tė luajė", ka thėnė Favre. "Nėse Robben mungon te Bayerni, atėherė nė vend tė tij gjithmonė luan Shaqiri qė e kryen punėn shumė mirė".

Shaqiri 21-vjeēar, te Bayerni u transferua nė verė pėr 12.5 milionė euro dhe ka kontratė valide deri nė qershorin e vitit 2016.