Shtyhet Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll

Publikuar: 06.08.2012 - 12:47

Prishtinė, 6 gusht - Nuk ėshtė bora e as shiu qė kėtė herė janė bėrė shkaktar tė shtyrjes sė fillimit tė kampionatit tė Superligės nė Kosovė. Nė fakt, ėshtė festa e Fitėr Bajramit, qė ka shtyrė fillimin e edicionit 2012/2013, tė paraparė pėr tė filluar mė 18 dhe 19 gusht. Festa e Bajramit ėshtė mė 19 gusht.

Zėdhėnėsi i Federatės sė Futbollit tė Kosovės, Fazli Berisha, ka deklaruar se disa klube kanė bėrė kėrkesė pėr shtyrje, mirėpo deri mė tani nuk ėshtė marrė asnjė vendim. “Janė disa klube qė kanė bėrė kėrkesėn pėr shtyrje pikėrisht pėr shkak tė festės sė Bajramit, mirėpo deri mė tani nuk ėshtė vendosur asgjė. Ėshtė Kėshilli pėr Mbledhje Urgjente, i cili do tė dalė me ndonjė vendim”, tha Berisha pėr “Sport”.

Shtyhet pėr 21 gusht

Edhe pse ende nuk ka zyrtarisht ndonjė njoftim nga federata sa i pėrket shtyrje, janė pikėrisht klubet tė cilat konfirmojnė shtyrjen. Sipas tyre, ato veē janė informuar nga federata, se kampionati do tė nis mė 21 gusht.

“Ne jemi njoftuar se kampionati ėshtė shtyrė pėr 2-3 ditė. Kėshtu, skuadrat qė kanė pasur tė luajnė ndeshjet e para tė shtunėn (18 gusht), do tė luajnė tė martėn (21 gusht), kurse ato qė kanė pasur tė zhvillojnė ndeshjet tė dielėn, do tė luajnė tė mėrkurėn”, sqaroi pėr gazetėn, drejtori i Lirisė, Hatmi Gashi.

 

Futbollisti06.08.2012/23:56

Hajde haje, edhe pak e do mu bo kosova arabi saudite, sheriatin me e ba logj. Eeeh kuku te te mjert na per neve...

x,përsoni analist e kritik i sportit.06.08.2012/14:56

Fillimi më karton të kuq,pastaj të shofim meritokracinë e fedëratës së futbollit të kosovës.Por një gjë që duhët të rrespektohët kalendari i garave si në gjithë europën e botën nuk po ndodhë në kosovë.Karton i kuq që në filli,i pelqeu dikujt kjo,apo jo.