Vazhdon dhuna në Siri

Publikuar: 26.04.2012 - 14:24

Damask, 26 prill - Njė shpėrthim i fuqishėm ka ndodhur nė qytetin Hama tė Sirisė. Mediat qeveritare thonė se tė paktėn 16 persona kanė humbur jetėn, ndėrsa aktivistėt flasin pėr mė shumė se 50 tė vrarė.

Tė parat fajėsojnė kryengritėsit rebelė pėr shpėrthimin, ndėrsa dėshmitarėt thonė se ai ėshtė shkaktuar nga granatat e forcave qeveritare.

Dhuna e vazhdueshme nė Siri, raporton Rel, ka shtuar zėrat pėr vendosje sa mė tė shpejtė tė vėzhguesve tė Kombeve tė Bashkuara nė vend, pėr tė monitoruar armėpushimin, i cili ka hyrė nė fuqi mė 12 prill.

Vetėm 10 nga 300 monitorues kanė arritur deri mė tash nė shtetin sirian. Armėpushimi ėshtė pjesė e tė dėrguarit ndėrkombėtar pėr Sirinė, Kofi Anan.

Siria ėshtė pėrfshirė nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh nė mars tė vitit tė kaluar. Sipas Kombeve tė Bashkuara, bėhet fjalė pėr mė shumė se 9,000 tė vrarė nė trazira.