Vëzhguesit e OKB-së e vizitojnë qytetin Homs

Publikuar: 21.04.2012 - 18:14

Damask, 21 prill - Vėzhguesit e armėpushimit nė Siri nga Kombet e Bashkuara po e vizitojnė sot qytetin Homs, qė ishte njėra nga qendrat e kundėrshtimit tė regjimit tė presidentit Bashar al-Asad.

Zyrtarėt nė Homs thanė se ekipi i OKB-sė prej 7 vėzhguesve ėshtė takuar me guvernatorin e qytetit, para fillimit tė vizitės, transmeton REL.

Aktivistėt thonė se luftimet dhe hedhja e predhave nga ana e trupave qeveritare janė ndalur, ndėrsa ushtria i ka fshehur tanket para vizitės sė ekipit tė monitoruesve.

Kėto raporte nuk mund tė verifikohen nė mėnyrė tė pavarur.

Nga ana tjetėr, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė debaton sot pėr njė rezolutė me tė cilėn do tė dėrgoheshin edhe 300 monitorues nė Siri, pėr ta vėzhguar armėpushimin e ndėrmjetėsuar nga i dėrguari special i OKB-sė dhe Ligės Arabe, Kofi Anan.