Clinton në Riad

Publikuar: 30.03.2012 - 14:58

Riad, 30 mars - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shkaur nė Riad pėr bisedime me udhėheqjen saudite, nė lidhje me hapat e ardhshėm pėr zgjidhjen e konfliktit nė Siri. 

Clinton pritet tė takojė Mbretin Abdullah dhe ministrin e Jashtėm, princin Saud al-Faisal.

Arabia Saudite ka mbėshtetur thirrjet arabe pėr dorėheqjen e presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Tė shtunėn, Klinton do tė takohet me ministrat e Kuvajtit, Bahrejnit, Katarit, tė Emirateve tė Bashkuara Arabe dhe tė Omanit.

Tė dielėn, kryediplomatja amerikane do tė udhėtojė pėr nė Stamboll pėr tė marrė pjesė nė takimin “Miqtė e Sirisė”.

Shteti sirian ėshtė pėrfshirė nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh nė mars tė vitit tė kaluar. Shifrat e fundit tė Kombeve tė Bashkuara flasin pėr mbi 9,000 tė vrarė nė njė vit trazira.