Në konfliktin e të burgosurve, 38 të vdekur

Publikuar: 19.02.2012 - 19:45

Monterrey, 19 shkurt – Nė njė burg nė afėrsi tė qytetit Monterrey, nė veri tė Meksikės, sot kanė shpėrthyer konfliktet ndėrmjet tė burgosurve, dhe me kėtė rast, sipas tė dhėna tė deritashme tė autoriteteve tė atjeshme, kanė humbur jetėn 38 persona, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Sipas tė njohurive tė deritashme, bėhet fjalė pėr konflikt ndėrmjet bandave rivale tė tė burgosurve, qė shpėrtheu sot nė mėngjes nė burgun Apodoca.

Pas rrjedhjes nė publik tė lajmit pėr kėto pėrleshje, para ndėrtesės sė burgut filluan tė grumbullohen familjarėt e tė burgosurve, tė cilėt kėrkojnė sqarime dhe informata pėr mė tė afėrmit e tyre.

Pėrleshjet nėpėr burgjet e stėrngarkuara meksikane janė tė shpeshta. Ky ėshtė rasti i dytė brenda disa muajve vetėm nė rrethinat e qytetit Monterrey. Nė tetor 2011, nė burgun Cadereya patėn humbur jetėn shtatė tė burgosur, kurse 12 tė tjerė qenė plagosur.