Më 15 nëntor vendimi për armët kimike

Publikuar: 11.11.2013 - 11:24

Damask, 11 nėntor - Sausan Ghosheh, e dėrguara nė Siri e misionit tė Kombeve tė Bashkuara dhe Organizatės Kundėr Pėrdorimit tė Armėve Kimike, nė njė intervistė telefonike pėr “Top Channel” nga Damasku, ka pohuar se procesi i mbledhjes sė armėve kimike ėshtė duke shkuar sipas planit tė hartuar.Ghosheh shtoi se mė datė 15 nėntor pritet tė mblidhet Kėshilli Ekzekutiv i Organizatės pėr Ndalimin e Armėve Kimike, pėr tė vendosur lidhur me procedurat e shkatėrrimit dhe vendin.

“Procesi ėshtė duke shkuar sipas planit dhe ne, aktualisht, jemi nė pritje tė mbledhjes sė Kėshillit Ekzekutiv tė Organizatės pėr Ndalimin e Armėve Kimike, qė do tė mbahet mė datė 15 nėntor, ku do tė diskutohet dhe miratohet dhe plani i shkatėrrimit tė kėtyre armėve kimike.

 Nė tė njėjtėn kohė, ne jemi duke kryer dhe verifikimet tona lidhur me gjendjen e armėve kimike”, tha Sausan Ghosheh, pėrfaqėsuese e misionit tė UN-OPCĖ nė Siri.

E pyetur lidhur me zėrat se Shqipėria do tė jetė njė nga vendet ku do tė kryhet ky proces, Sausan Ghosheh ka deklaruar:

“Unė nuk di tė them asgjė, pasi nuk mund tė ketė asnjė plan pėrfundimtar pa vendimin e Kėshillit Ekzekutiv tė Organizatės pėr Ndalimin e Armėve Kimike, qė do tė mbahet mė datė 15 nėntor, kėshtu qė ėshtė ende herėt tė themi diēka pėr Shqipėrinė, apo edhe pėr ēdo shtet tjetėr. Ėshtė Organizata, qė ėshtė pėrgjegjėse pėr kėtė proces, dhe asnjė vendim nuk mund tė merret pa miratimin e saj, pasi ėshtė kjo organizatė, ajo e cila pėrcakton gjithēka lidhur me sigurinė e armėve kimime dhe harton planin pėrfundimtar”, tha Sausan Ghosheh.

Mė tej, e dėrguara e misionit tė Kombeve tė Bashkuara dhe Organizatės pėr Ndalimin e Armėve Kimike ka deklaruar se kėto organizata janė tė gatshme tė ndihmojnė vendet, qė do marrin pėrsipėr procesin e demontimit me ekspertėt e tyre dhe mjetet e nevojshme.

Nė fund tė intervistės, Ghosheh ėshtė shprehur edhe njė herė se mė datė 15 nėntor pritet tė vendoset dhe fati pėrfundimtar i armėve kimike tė Sirisė, nė bazė tė njė plani tė detajuar, qė do tė hartohet gjatė mbledhjes sė Kėshillit Ekzekutiv tė Organizatės pėr Ndalimin e Armėve Kimike.