Nga vjeshta e 2014, shtete të BE-së mund të rivendosin kontroll kufitar

Publikuar: 01.06.2013 - 10:05

Berlin, 1 qershor - Pas mė shumė se dy vjet debatesh, shtetet anėtare dhe Komisioni i BE kanė rėnė dakord pėr reforma nė kontrollimin e kufijve. Reforma u jep shteteve qė prej vjeshtės tė vitit 2014 mė shumė liri pėr tė kontrolluar sėrish kufijtė e tyre, si pėr shembull nė rastet e dyndjes sė refugjatėve.

Megjithatė reforma nuk u jep vendeve tė Schengenit automatikisht tė drejtėn pėr tė mbyllur arbitrarisht kufijtė. Vendime tė veēanta nga vendet anėtare, siē kishin kėrkuar disa, ndėr to Gjermania, nuk do tė ketė. Sepse vendimi duhet tė merret nė nivel evropian. Ministri i Brendshėm gjerman, Hans-Peter Friedrich (CSU), i cili ka mbrojtur gjithmonė tezėn se shtetet duhet tė kenė kapacitet pėr tė vepruar, u shpreh: “Ne ruajmė ekuilibrin nė mes tė respektit pėr sovranitetin kombėtar tė shteteve anėtare (..) dhe koordinimit tė nevojshėm nė nivel evropian”.

Si duken punėt nė praktikė? Deri tani 26 shtetet nuk bėjnė mė kontrolle nė kufijtė e tyre tė brendshėm, pra nė zonėn e Schengenit. Pėrjashtimet janė tė mundshme nė dy raste. Nė ngjarjet e mėdha tė tilla si lojėrat e futbollit dhe konferenca, si dhe nė rastet emergjente, si pėr shembull pas njė sulmi terrorist. Nė tė ardhmen do tė ketė njė pėrjashtim tė tretė “klauzolėn emergjente” pėr dyndje masive tė refugjatėve.

Vendimi do tė merret nė nivelin e BE-sė. Komisioni i BE-sė duhet tė propozojė rifutjen e kontrolleve kufitare. Kusht ėshtė qė siguria e zonės Schengen, si e tėrė ėshtė nė rrezik. Atėherė ministrat e BE-sė do tė konsultohen. Megjithatė ėshtė e mundur qė kėshilli me njė shumicė prej dy tė tretash tė japė vetėm njė rekomandim dhe tė mos marrė vendim.

Komisionarja e BE, Cecilia Malmström ėshtė rigoroze: “Komisioni do tė kontrollojė, me qėllim qė asnjė shtet tė mos bėjė kontrolle tė pajustifikuara tė kufirit. Brukseli kėrcėnon me veprime ligjore kundėr shteteve tė tilla. Megjithatė, njė diplomat i BE-sė pranon se nė fund tė fundit njė qeveri vendos vetė: “Nėse njė shtet dėshiron tė kontrollojė kufirin e vet, ai e bėn atė. Arsyetimin ai mund ta mendojė gjithmonė mė vonė”. Sepse neni 23 i lejon njė shteti tė zonės sė Schengenit qė nė rast emergjence ai mund tė veprojė i pavarur, mjafton vetėm ta informojė pėr kėtė Brukselin.

Pėrkufizimi pėr njė rast tė tillė “emergjence” ėshtė shumė fleksibil, mendojnė diplomatėt. Mbrojtja kufitare sipas ligjit tė BE mbetet ēėshtje e brendshme kombėtare. Ministri i Brendshėm gjerman, Friedrich thekson: “Vendimi pėrfundimtar (..) do tė jenė nė dorėn e secilit shtet anėtar”. Andaj, nuk do tė ndryshojė shumė nė praktikė. Sidomos duke pasur parasysh se shtetet deri tani i kanė pėrdorur rrallė klauzolat pėrjashtuese, rreth dy herė brenda njė gjysmė viti.