Një vjetori i rikthimit të Vladimir Putinit në Kremlin

Publikuar: 06.05.2013 - 22:30

Moskė, 6 maj - Para njė viti, mė 7 maj, Vladimir Putin u rikthye nė Kremlin pėr tė shėrbyer edhe pėr njė mandat si president, pas njė periudhe 4 vjeēare si kryeministėr i Rusisė, larg vemendjes sė opinionit. Rikthimi i tij u prit me protesta tė zemėruara. Analistėt thonė se nė vitin e parė tė presidencės sė tij,  Putin ka shtypur opozitėn me format nga mė tė ndryshmet.Para njė viti, policia u pėrlesh me banorėt nė Moskė, qė protestonin kundėr pėrurimit tė Vladimir Putinit nė postin e presidentit pėr njė mandat 6-vjeēar.

Analistėt thonė se nė vitin e parė tė presidencės sė tij, presidenti Putin ka shtypur opozitėn, njė shtypje e simbolizuar nga kėto patrulla nėpėr rrugė prej kozakėve.

Rusia ka pėrjetuar njė rėnie tė ndjeshme tė lirive politike, thotė Dmitry Suslov, profesor i politikave ekonomike nė Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tė Kėrkimeve Kombėtare, transmeton VoA.

“Taktikat janė: shkatėrrimi i opozitės, shkatėrrimi i lėvizjeve tė protestės, duke ndjekur penalisht, burgosur, kufizuar, emigrim tė detyruar dhe ēdo mėnyrė tjetėr tė nevojshme”.

Kremlini i filloi kėto taktika me grupin muzikor pank, Pussy Riot, qė protestoi nė katadralen mė tė madhe tė Moskės.

Tre femra u dėnuan me 2 vjet burg gushtin e kaluar.

Tani e ka rradhėn Alexei Navalny, udhėheqėsi mė popullor i opozitės sė Rusisė. Ai po gjykohet nė njė qytet provincial, njė mijė kilometra nga baza e tij e fuqishme nė kryeqytetin rus.

Politikani i opozitės, Vladimir Ryzhkov thotė se kėto gjyqe pasqyrojnė njė fushatė mė tė gjerė shtypėse, qė Presidenti Putin filloi pas rikthimit nė Kremlin.

“Putini dhe parlamenti i tij miratuan njė sėrė ligjesh me synimin pėr tė ndaluar protestat, lirinė e shprehjes si dhe kritikat ndaj qeverisė dhe kishės”.

Protestat janė mė tė vogla. Tani inspektorė tė qeverisė vizitojnė qindra organizata jo-qeveritare, nė pėrpjekje pėr tė provuar se ato janė “agjentė tė huaj”.

Inspektorėt i kėrkuan grupit tė tė drejtave tė njeriut Memorial tė dorėzonte 9 mijė faqe dokumente.

“Ata pėrcaktojnė ēdo lloj ndikimi ndaj shoqėrisė dhe shtetit si aktivitet politik. Tė gjitha kėto kontrolle kishin pėr qėllim t’i pėrfshinin organizatat ruse nėn juridiksionin e ligjit tė ashtuquajtur “agjentė tė huaj”.

Por pėrkrahės tė zotit Putin, si Ekaterina Stenjakina, udhėheqėse e Gardės sė Re, thotė se opozita nė Rusi ėshtė e lirė tė veprojė.

“Qė tė thuhet se kėto ligje kufizojnė nė njė farė mėnyre aktivitetin civil, unė nuk mendoj kėshtu. Nėse doni tė krijoni njė parti, nuk tė pengon askush. Nėse doni njė forum publik, tė gjitha rrugėt dhe mėnyrat janė tė hapura pėr tė gjithė pa pėrjashtim”.



Disa udhėheqės tė opozitės po ndryshojnė strategji: nga organizimi i protestave nėpėr rrugė nė reklamimin e kandidatėve pėr poste dy vjeēare nė zgjedhje lokale, qė do tė fillojnė nė muajin shtator.



Vladimir Milov kryeson partinė e re tė opozitės, Zgjedhja Demokratike:

“Nėse kemi forca tė qarta dhe tė suksesshme, parti, kandidatė pėr kryetar bashkish, qė janė nė fakt tė aftė tė sigurojnė mbėshtetje dhe tė jenė tėrheqės pėr votuesit, pikėrisht kėtu autoritetet nuk do tė jenė nė gjendje tė mbijetojnė, edhe nėse do tė kishte manipulime prej 10 deri 15 pėr qind”.

Njė provė e madhe stresi pėr qeverinė e presidentit Putin. Eksportet e energjisė sė Rusisė kanė rėnė, ndėrkohė qė ekonomia nuk pritet tė shėnojnė ndonjė rritje pėr kėtė vit, nga objektivi prej 5 pėr qind i deklaruar nga zoti Putin kur ai rifilloi detyrėn e presidentit para njė viti.