SHBA: Rritet numri i të mbijetuarve nga kanceri

Publikuar: 27.03.2013 - 18:56

Washington, 27 mars - Numri i amerikanėve tė cilėt e kanė mbijetuar kancerin ėshtė nė rritje dhe pritet tė arrijė nė 18 milionė nė dekadėn e ardhshme. Kjo do tė jetė njė rritje prej 30 pėr qind krahasuar me shifrat e janarit 2012, tė cilat kanė treguar se 13.7 milionė njerėz nė Shtetet e Bashkuara iu kanė mbijetuar disa llojeve tė kancerit.

Kėshtu ka bėrė tė ditur Shoqata Amerikane pėr Hulumtimin e Kancerit, transmeton AFP.

Gjetjet e saj tregojnė se gratė me kancer tė gjirit pėrbėjnė 22 pėr qind tė tė mbijetuarve, ndėrsa meshkujt me kancer nė prostatė 20 pėr qind.

Studimi po ashtu bėn tė ditur se nga viti 2000 deri mė 2009, norma e vdekjeve nga kanceri ka rėnė pėr 1.8 pėr qind nė vit, te meshkujt, dhe 1.4 pėr qind te gratė.

Rreth 1.6 milion amerikanė diagnostikohen me kancer ēdo vit.