Procedura të shpejta të azilit edhe për kosovarët

Publikuar: 26.03.2013 - 17:56

Bernė, 26 mars - Zyra Federale pėr Migracion nė Zvicėr ka marrė vendim qė aplikimet pėr azil tė marrin pėrgjigje tė shpejta brenda 48-orėsh edhe pėr azilkėrkuesit nga Kosova dhe GjeorgjiaQė nga gushti, Zyra Federale pėr Migracion (BFM) ka aplikuar procedurat e shpejta tė azilit pėr azilkėrkuesit nga Serbia, Mali i Zi, Bosnjė e Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipėria. Qė atėherė numri i kėrkesave pėr azil nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia ka shėnuar rėnie me mė shumė se 90 pėr qind, nga 760 nė 60.

Tashmė Zyra Federale pėr Migracion nė Zvicėr ka zgjeruar zbatimin e procedurave tė shpejta 48-orėshe edhe pėr azilkėrkuesit nga Kosova dhe Gjeorgjia, transmeton albinfo.

Masat e reja do tė zbatohet javėn e ardhshme, kur edhe do tė komunikohet vendimi zyrtar. Zėdhėnėsja e BFM-sė, Gaby Szöllösy, tha se nė vazhdimėsi janė duke u shqyrtuar mundėsitė pėr pėrmirėsim".

Gjatė shkurtit rreth 30 kosovarė dhe 70 gjeorgjianė kanė kėrkuar azil nė Zvicėr. Gjatė tė njėjtės periudhė vetėm njė kėrkesė ka marrė pėrgjigje pozitive nga tė dy vendet. Gjatė 2012-ės janė pranuar rreth 600 aplikacione pėr azil nga Kosova dhe 700 nga Gjeorgjia. Nėse kalkulohet nė pėrqindje, atėherė i bie se vetėm 0.5 pėr qind tė kėrkesave pėr azil janė pranuar. Ndėrsa numri i tė gjitha kėrkesave pėr azil vitin e kaluar ishte rreth 28 mijė, janė pranuar vetėm dymbėdhjetė pėr qind.

Pėr hyrje nga Kosova dhe Gjeorgjia nė Zvicėr ende ka nevojė pėr njė vizė nė krahasim me vendet e Ballkanit qė hyjnė pa viza, si: Serbia, Mali i Zi, Bosnjė e Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipėria. Gjithashtu tashmė thuhet tė jenė tė njohura si vende tė sigurta edhe Kosova dhe Gjeorgji, ku pakicat nuk janė tė pėrndjekura politikisht. "Kėshilli Federal dhe autoritetet zvicerane nė fjalė janė tė vetėdijshėm pėr situatėn problematike tė romėve nė Kosovė dhe me vėmendje po vėzhgojnė nga afėr situatėn e tyre", ėshtė thėnė nė njė pėrgjigje tė Kėshillit Federal tė Zvicrės adresuar me shkrim nė fund tė 2011-ės ndaj kėrkesės sė Parlamentit. “Dhe se gjendja mbetet e pasigurt, ka ende raste tė diskriminimit. Megjithatė, sipas mendimit tonė, nuk ėshtė vėrejtur ndonjė rrezik nė rritje. "Rreziku kryesor nuk qėndron aktualisht nė politikė, por bėhet fjalė pėr margjinalizimin ekonomik dhe social tė romėve”, thuhet nė deklaratėn e Kėshillit Federal tė Zvicrės.