Kardinali britanik pranon gabimet, jep dorëheqje

Publikuar: 04.03.2013 - 14:25

Londėr, 4 mars - Kardinali i cili ka shėrbyer deri mė tani si udhėheqėsi mė i lartė i Kishės Katolike Romane nė Britani, ka pranuar se ka bėrė gabime seksuale dhe ka premtuar se nuk do tė jetė mė pjesė e jetės publike tė kishės.

Kardinali Keith O’Brien dha dorėheqje mė 25 shkurt nga pozita e kardinalit tė St. Andrews dhe Edinburgh-ut, pasi qė njė gazetė kishte publikuar akuzat e njė prifti ndaj O’Brien pėr sjellje tė pahijshme, transmeton njoftimin rel. O’Brein fillimisht kishte kundėrshtuar kėto pretendime, duke thėnė se ai po e bėn kėtė dorėheqje vetėm pėr disa arsye tjera.

Por tė dielėn, Kisha Katolike e Skocisė, ka lėshuar njė komunikatė ku citohet O’Brien tė ketė thėnė se ka kohė qė “sjellja ime seksuale ka rėnė nėn standardet e pritshme pėr mua si prift, Kryepeshkop dhe Kardinal”.