Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani i parë në post të lartë politik (video)

Publikuar: 16.01.2013 - 11:55

Nju-Jork, 16 janar - Tė dielėn qė kaloi, nė Bronks tė Nju Jorkut u bė ceremonia e betimit tė shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj, i cili nė muajin nėntor u zgjodh anėtar i asamblesė sė shtetit Nju Jork. Biznesmeni Mark Gjonaj ėshtė shqiptari i parė qė zgjidhet nė njė post politik tė kėtij niveli nė Shtetet e Bashkuara.

Kur Mark Gjonaj bashkė me familjen hyri nė sallėn e ceremonisė tė mbushur plot me njerėz, duartrokitjet nuk pėrmbaheshin, raportoi mbrėmė “Zėri i Amerikės”. Ishin brohoritje pėr njė ėndėrr amerikane tė bėrė realitet.

Mark Gjonaj ėshtė lindur nė Bronks dhe ka jetuar kėtu gjithė jetėn, por familja e tij ka ardhur nė Amerikė nga Ulqini.

Pas njė beteje tė vėshtirė zgjedhore, sė cilės zoti Gjonaj i hynte pėr herė tė parė, ai mundi tė zgjidhet nė Asamblenė e shtetit tė Nju Jorkut me 150 anėtarė. Mark Gjonaj pėrfaqėson nė asamble distriktin 80, ku jeton njė numėr i madh shqiptarėsh. Ai i kupton ėndrrat e imigrantėve dhe shpresat e tyre.

“Ata duhet ta dinė se unė do tė zgjohem ēdo mėngjes me ta nė mendje dhe do tė shkoj tė fle me mendimin se u kam shėrbyer mirė. Kjo ėshtė mėnyra se si do tė pėrfitojnė ata,” thotė zoti Gjonaj.

Biznese tė vogla kėtu nė Bronks, si kjo piceri e menaxhuar nga Zef Vorfi, shpresojnė tė pėrfitojnė.

“Ka rėndėsi, pėr mendimin tim, qė, e para ėshtė shqiptar, di traditat tona, dhe ne do ta kemi tė lehtė tė shkojmė tė ankohemi te dikush. Besoj se ai do tė mund tė ndihmojė njerėzit e zgjuar dhe me shkollė”, thotė pronari i restorantit, i cili ka ardhur kėtu nga Mirdita.

“Ėshtė mirė sepse ėshtė hera e parė qė njė shqiptar arrin tė futet nė politikė kėtu nė Amerikė. Na vlerėson neve si komb prandaj jemi shumė tė gėzuar qė Mark Gjonaj arrin kėtė.”

James Vacca anėtar i Kėshillit tė qytetit tė Nju Jorkut, mendon se Mark Gjonaj nuk ėshtė me rėndėsi vetėm pėr shqiptarėt si komunitet:

“Fitorja e tij flet jo vetėm pėr rritjen e komunitetit shqiptar si numėr, por edhe pėr faktin se si shqiptar, Marku u ka shtrirė dorėn edhe pjesėve tė tjera tė komunitetit: hispanikėve, afrikano-amerikanėve, italo-amerikanėve. Pėr ta ai ėshtė bėrė simbol i pavarėsisė politike. Prandaj fitorja e tij ėshtė njė pikėnisje e mirė pėr lajme tė mira nė tė ardhmen,” thotė zoti Vacca.

Amerikanėt i marrin seriozisht ceremoni tė tilla ku komuniteti nderon njeriun qė do t’a pėrfaqėsojė nė kryeqytetin e shtetit Nju Jork, Albany. Kėtu kanė ardhur thuajse tė gjithė pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė Bronksit, nė tė gjitha nivelet. Fjalimet e tyre janė tė gjata.

Megjithatė, ato ndiqen me shumė vemendje nga njerėzit qė mbushin sallėn, mes tė cilėve njė pjesė e mirė janė shqiptarė. Njerėzit kanė sakrifikuar pasditen e sė dielės pėr tė shprehur edhe njė herė mbėshtetjen ndaj njeriut tė tyre, Mark Gjonaj.

Nga Uashingtoni kanė ardhur ambasadori i Shqipėrisė, Gilbert Galanxhi dhe ambasadori i Kosovės, Akan Ismaili. Ata kanė sjellė pėr Mark Gjonajn mesazhe urimi nga qeveritė e tyre.

Eliot Engel ėshtė ligjvėnės nga Nju Jorku nė Kongresin amerikan. Distrikti qė ai pėrfaqėson, pėrfshin pjesė tė Bronksit. Ai tha:

“Kur zgjidhni dikė nė njė post politik, ju duhet njė njeri inteligjent. Marku ėshtė inteligjent. Ju duhet njė njeri qė i njeh mirė njerėzit dhe bashkėpunon mirė me ta. Marku ėshtė i tillė. Ju duhet njė njeri qė nuk ia pėrton punės. Marku ėshtė nga ata qė punojnė shumė.”

Charles Schumer, njėri ndėr dy senatorėt me tė cilėt pėrfaqėsohet shteti i Nju Jorkut nė Kongresin amerikan, ka njohje personale me zotin Gjonaj.

“Kemi zgjedhur njėrin ndėr mė tė mirė qė kemi, Mark Gjonajn. Zonja dhe zotėrinj, nėse Banjamin Franklini do tė shihte nga lart kėtė auditor sot pasdite, ai do tė buzėqeshte. Kjo ėshtė pikėrisht demokracia qė ai dėshironte,” tha senatori i njohur.

Kulmi i ceremonive arriti kur Mark Gjonaj, nė prani tė familjes bėri betimin.

Hajdar Bajraktari, biznesmen nė Bronks, mik i hershėm me Mark Gjonajn, ka shpresė se ky shembull do tė pasohet me tė tjerė nė komunitetin shqiptar.

“Ka shumė shpresa qė njerėzit tanė do tė jenė nė qeverinė amerikane, edhe nė qeverinė lokale edhe nė atė federale. Njė ditė do tė kemi njė kongresmen, njė senator dhe njė president.”

Mark Gjonaj do tė shkėputet tani nga punėt e biznesit privat, i cili gjithsesi do tė mbetet brenda familjes. Tani e presin detyra tė mėdha:

“Do tė pėrpiqem pėr gjėra tė tilla, si tė sjell vende pune tė paguara mirė nė kėtė komunitet, do tė pėrqendrohem te shkollat dhe tek edukimi, qė janė aq tė nevojshėm, do tė kujdesem pėr programet e tė moshuarve, pra gjithēka i nevojitet ekzistencės sė komunitetit.”



baca16.01.2013/14:34

Urime vlla i dashur, te lumt, shendet,suksese ne detyren me shuuum pergjejgjesi.
Shiqoni dhe merrni mesim nga ky jerrnek aq i bukur udheheqsija e shtetit te ri te Kosoves.

kalimtari16.01.2013/13:43

Urime zot.Gjonajt nga Gjermania

baci16.01.2013/12:12

i uroj postin mark gjonajt se sukeses ne pun dhe je te gjat nga lugina