Gjykata pakistaneze urdhëron arrestimin e kryeministrit

Publikuar: 15.01.2013 - 13:04

Islamabad, 15 janar - Gjykata Supreme nė Pakistan ka urdhėruar arrestimin e kryemisitrit, Raja Pervez Ashraf, nė lidhje me njė rast tė korrupsionit pėr projektet energjetike.

Gjykata u ka dhėnė autoriteteve 24 orė qė ta arrestojnė zotin Ashraf dhe 15 persona tė tjerė.

Para se tė bėhej kryeministėr, Ashraf ishte ministėr pėr ujė dhe energji.

Ai i kishte hedhur poshtė akuzat se kishte marrė mito, nė kohėn kur i kishte miratuar projektet pėr prodhimin e energjisė nė vitin 2010.

Kėshilltari i kryeministrit, Fawad Chaudhry, e ka dėnuar urdhrin e gjykatės, duke e cilėsuar atė si jokushtetues, transmeton REL.

Ky zhvillim po ndodhė nė periudhėn kur kleriku islamik, Muhammad Tahir-ul-Qadri, ka kėrkuar dorėheqjen e qeverisė nė protestat, nė tė cilat kanė marrė dhjetėra mijėra njerėz, qė janė zhvilluar para parlamentit nė kryeqytetin Islamabad.

Nė televizion janė parė pamjet ku protestuesit e pėrshėndetėn lajmin pėr urdhrin pėr arrestimin e kryeministrit.