Kina përdor kampet e punës së detyruar për “riedukim”

Publikuar: 15.01.2013 - 11:34

Pekin, 15 janar - Kundėrshtarėt e sistemit nė Kinė pohojnė se Pekini i pėrdor kampet e punės pėr tė heshtur kritikėt e qeverisė dhe disidentėt, raporton “Zėri i Amerikės”.

Zyrtarė lokalė nė krye tė kampeve tė punės sė detyruar nė Kinė thonė se janė duke vepruar si zakonisht dhe nuk kanė marrė asnjė fjalė nga Pekini nė lidhje me njė fund tė mundshėm tė kėtij sistemi "riedukimi".

Gazeta kineze Global Times, e drejtuar nga shteti, shkruan sot se zyrtarėt nė tė paktėn gjashtė rajone tė Kinės nuk kanė marrė ndonjė informacion nė lidhje me ndryshimet e propozuara ndaj sistemit tė ashtuquajtur "riedukim nėpėrmjet punės".

Javėn e kaluar, mediat shtetėrore cituan anėtarin e Byrosė Politike, Meng Jianzhu tė ketė thėnė se mė vonė kėtė vit Kina do tė heqė dorė nga pėrdorimi i sistemit tė kampeve tė punės sė detyruar. Kėto njoftime u tėrhoqėn mė pas pa shpjegim. Zyrtarėt mė vonė thanė se sistemi i kampeve do tė "reformohet".

Pekini pėr vite ka diskutuar ndryshimet e mundshme nė sistemin e kampeve tė tilla - sistemi ka kohė qė ėshtė kritikuar nga grupet e tė drejtave, qė thonė se kampet nuk plotėsojnė standardet ndėrkombėtare.

Autoritetet kineze i pėrdorin kampet e punės pėr tė mbajtur prostitutat, pėrdoruesit e drogave dhe kriminelėt ordinerė pėr deri nė katėr vjet, pa i nxjerrė nė gjyq.

Kundėrshtarėt e sistemit thonė se Pekini gjithashtu i pėrdor kampet e punės pėr tė heshtur kritikėt e qeverisė dhe disidentėt, dhe shtojnė se torturat dhe keqtrajtime tė tjera nė kėto kampe janė tė zakonshme.