Plumba ndaj konsullit italian në Libi

Publikuar: 13.01.2013 - 10:48

Bangazi, 13 janar - Njė diplomat italian ra pre e njė atentati nė qytetin e dytė mė tė madh nė Libi, nė Bengazi, raportuan tė dielėn mediat ndėrkombėtare.

Pėr fat tė mirė, Guido de Sanctis, konsulli italian nė kėtė qytet, nuk u lėndua nė kėtė sulm ndaj jetės sė tij.

Diplomati u qėllua ndėrsa ishte duke udhėtuar nė makinėn e ambasadės, e cila ishte e pajisur me xhama antiplumb, fakt tė cilin atentatorėt nuk e dinin, transmeton TCH.

Njė ngjarje e tillė rikthen nė kujtesė sulmin e ndodhur nė 11 shtator 2012 ndaj konsullatės amerikane nė tė njėjtin qytet, i cili rezultoi fatal pėr ambsadorin Christopher Stevens dhe tre diplomatė tė tjerė amerikanė.

Nė muajt e fundit ka pasur njė rritje tė numrit tė goditjeve ndaj selive diplomatike nė Libi, pavarėsisht se autoritetet janė shprehur se do tė marrin masa pėr tė luftuar kėtė fenomen.

Mbetet e paqartė se sa do tė ndikojė ky atentat nė marrėdhėniet e ngushta italiano-libiane.