Venezuelë: Shtyhet afati i betimit të presidentit

Publikuar: 06.01.2013 - 11:31

Caracas, 6 janar - Nė Venezuelė, nėnpresidenti Nicolas Maduro tha se Hugo Chavez nuk do tė jetė nė gjendje tė bėjė betimin si president javėn e ardhshme para Asamblesė Kombėtare, por ai mund ta bėjė kėtė mė vonė para Gjykatės sė Lartė.

Kjo deklaratė mund tė shkaktojė fėrkime mes qeverisė dhe opozitės lidhur me legjitimitetin e shtyrjes sė ditės sė inaugurimit, qė sipas kushtetutės venezueliane, duhet tė ndodhė ditėn e enjte, mė datė 10 janar.

Udhėheqėsit e opozitės thonė se pamundėsia e presidentit pėr tė qenė pranishėm ditėn e inaugurimit tė tij do tė thotė qė ai duhet tė largohet nga posti dhe kanė kėrkuar informacione lidhur me gjendjen e tij shėndetėsore. Presidenti Chavez ndodhet pėr kurim nė Kubė, pas njė operacioni tė ri pėr kancerin dhe ai nuk ėshtė parė nė pulbik qė nga data 11 dhjetor, transmeton VoA.

Sipas kushtetutės sė Venezuelės, presidenti i ri e bėn betimin mė 10 janar, por nė se ai nuk ėshtė i aftė, mund ta bėjė kėtė para Gjykatės sė Lartė, por pa caktuar njė datė.