Hillary Clinton, sekretare e rekordeve

Publikuar: 06.01.2013 - 11:01

Washington, 6 janar - Asnjė sekretar shteti nė historinė amerikane nuk ka kaluar mė shumė kohė nė aeroplan dhe nė udhėtime jashtė vendit. Njerėzit e afėrt thonė se ish-zonja e parė nuk ndalej.

Madje edhe njerėzit qė kanė punuar pėr sė afėrmi me Clintonin (65) thonė se ajo ishte njė rob i punės. Kishte njė orar tė stėrngarkuar tė takimeve dhe udhėtimeve. Gjatė katėr vjetėve tė kaluar, ajo ka udhėtuar 401 ditė dhe ka kaluar njė kohė tė barabartė me 87 ditė nė aeroplan, bėjnė tė ditur tė dhėnat e Departamentit tė Shtetit.

Nė njė maratonė 48-orėshe nė vitin 2009, pėr tė cilėn ende flasin kolegėt e saj, ajo udhėtoi prej bisedimeve me liderėt palestinezė nė Abu Dhabi nė njė takim nė mesnatė me kryeministrin izraelit, Benjamun Netanyahu, nė Jerusalem, pastaj mori aeroplanin pėr nė Marok, duke punuar tėrė natėn pėr tė tjera ēėshtje, pėrpara se tė shkonte drejt e nė njė takim me liderėt arabė mėngjesin e ardhshėm.

“Shumė njerėz qė e njohin mė kanė thėnė t’i them asaj qė tė mos punojė kaq shumė”, ka theksuar Melanne S. Verveer, qė ishte shefe e kabinetit tė sekretares Clinton, kur ishte zonjė e parė dhe tani ėshtė ambasadore e saj pėr ēėshtje tė grave. “Epo, kjo nuk ėshtė e lehtė tė bėhet kur jeni Hillary Clinton. Ajo nuk di ta kursejė veten”.

Nuk ėshtė vetėm punė detyre zyrtare, thotė Verveer dhe tė tjerėt qė e njohin. Clinton jepet me shpirt pas punės, duke zbatuar njė diplomaci personale qė, insiston ajo, e detyron tė udhėtojė nė mė shumė vende sesa ishin tė detyruar tė fluturonin paraardhėsit e saj.



(Tekstin e plotė lexoni sot nė Koha Ditore)

tina06.01.2013/18:01

Zonja Hillary gjithmone paqit shendet dhe lumrturi se bashku me familjen Juaj!

Ylberi06.01.2013/12:20

Sbashku me Olbrajtin kjo zonje e nderuar eshte nena dhe shpirti i shqipetareve

Prizrenasi06.01.2013/12:17

Si duket , Klinton duke iu perkushtuar aq shume punes , ne nje menyre e harroi faktin se nje gje e tille mund qe ti hakmeret ne shendetin e saj. Dhe per fat te keq keshtu ,edhe i ngjau sekretares Klinton . Mbase nga stresi i krijuar nga angazhimi e perkushtimi e madh ne pune, ajo perfundoi ne spital, por per fat , ajo shpjet bene me mire , e le spitalin , dhe i bashkohet familjes se saj. Une mbetem me shprese se z, Hillary Klinton se shpejti do te kethehet edhe ne vendin e saj te punes , duke i kryer me sukses te gjitha obligimet e veta , si sekretare shtetrore e Amerikes .