Tensione mes Pakistanit dhe Indisë

Publikuar: 06.01.2013 - 10:48

Islamabad, 6 janar - Frikė pėr rikthimin e luftės mes Pakistanit dhe Indisė. Ushtarėt e dy vendeve kanė shkėmbyer zjarr nė rajonin e diskutuar tė Kashmirit pėrgjatė asaj qė quhet “vija e kontrollit”.

Pakistani akuzoi Indinė se trupat e saj sulmuan njė postė ushtarake nė Haji Pir nė zonėn e Kashmirit tė administruar nga Islamabadi. Nga sulmi, sipas autoriteteve pakistaneze, ka mbetur i vrarė njė ushtar i tyre, ndėrsa njė tjetėr ėshtė plagosur, transmeton TCH.

Tė kundėrtėn pretendojnė autoritetet indiane. Sipas tyre kanė qenė ushtarėt pakistanezė ata qė kanė hapur zjarr tė paprovokuar mė parė nė njė postė ushtarake indiane pranė zonės neutrale.

Kashmiri prej mė shumė se 60 vjetėsh mbetet njė mollė sherri mes dy vendeve. Pėrplasja mė e ashpėr mes tyre ishte nė konfliktin 13-ditor tė vitit 1971, njė konflikt qė megjithėse i shkurtėr ishte mjaft i pėrgjakshėm me pasoja tė mėdha sidomos nė civilė.