Tërmeti te Alaska nxiti një cunami lokal

Publikuar: 05.01.2013 - 13:04

Washington, 5 janar – Njė tėrmet i fuqishėm prej 7.7 ballėsh tė Rihterit, qė goditi herėm nė mėngjes tė shtunėn Paqesorin afėr shtetit federal amerikan Alaska, ka nxitur njė cunami lokal, qė potencialisht mund tė jetė shkatėrrues, njoftoi Qendra e Paqėsorit pėr paralajmėrimin e rrezikut nga cunami.

“Nivelet e detit tregojnė se ka ndodhur krijimi i cunamit. Ai do tė mund tė ishte shkatėrrues pėrgjatė brigjeve tė detit qė janė afėr epiqendrės sė tėrmetit”, thuhet nė njoftimin e kėsaj qendre amerikane, transmeton AFP.

Tėrmeti ėshtė regjistruar nė thellėsi prej 10 kilometrave, rreth 100 kilometra nė jugperėndim tė vendit Port Alexander nė Alaskė.