Pakistan, vritet një ministër lokal

Publikuar: 23.12.2012 - 21:00

Islamabad, 23 dhjetor - Numri i tė vrarėve nga sulmi vetėvrasės me bombė nė pjesėn veriperėndimore tė Pakistanit ka arritur nė nėntė, pėrfshirė edhe njė zyrtar tė lartė provincial.

Sulmuesi ka aktivizuar eksplozivin nė trupin e tij, derisa po pėrfundonte tubimi i Partisė Kombėtare nė pushtet. Nė shėnjestėr ishte ministri i lartė nė qeverinė provinciale, Bashir Bilour, i cili ėshtė plagosur pėr vdekje gjatė kėtij sulmi vetėvrasės.

Zyrtarėt thanė se 17 persona tė tjerė janė plagosur, ndėrsa tre prej tyre janė nė gjendje kritike shėndetėsore, transmeton Alsat-M.

Talibanėt e Pakistanit e kanė marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė sulm. Njė zėdhėnės lokal taliban tha se ky grup militant e ka krijuar njė ekip special tė sulmuesve vetėvrasės me bombė pėr t’i marrė nė shėnjestėr personalitetet “sekulare dhe anti-islamike”, pėrfshirė edhe politikanėt.