Ukrainë: 83 të vdekur nga i ftohti

Publikuar: 22.12.2012 - 22:20

Kiev, 22 dhjetor - Zyrtarėt ukrainas tė sektorit tė shėndetėsisė thonė se tė paktėn 83 vetė, pjesa mė e madhe tė pastrehė, kanė gjetur vdekjen kėtė muaj nga temperaturat e ulėta.

Ukraina u pėrfshi kėtė muaj nga reshje tė dendura dėbore nė kryeqytetin e vendit, Kiev. Dje ekipet e ndihmės sė shpejtė u mobilizuan pėr tė nxjerrė makinat e bllokuara nėn pirgjet e borės.

Moti i keq ka penguar edhe lėvizjen e anijeve tė mallrave nė brigjet e Krimesė. Ukraina ka hapur 1 mijė e 500 qendra strehimi pėr personat qė nuk kanė ngrohje, transmeton VoA.

Ministria e Shėndetėsisė thotė se afro 200 vetė janė shtruar nė spital nga problemet e ekspozimit ndaj temperaturave tepėr tė ulėta.