Trefishohet numri i të huajve në Itali

Publikuar: 20.12.2012 - 22:02

Romė, 20 dhjetor - Instituti Kombėtar i Statistikave tė Italisė ka bėrė publike tė dhėnat e regjistrimit tė fundit tė zhvilluar nė Itali, vend qė mund tė cilėsohet si vendbanim i grave, tė huajve dhe tė moshuarve.

Regjistrohet njė rritje e numrit tė banorėve tė cilėt prekin gati 60 milionė; me njė rritje prej 4.3% nė krahasim me tė dhėnat e fundit tė regjistrimit tė vitit 2001. Derisa regjistrohet njė rėnie prej 250 mijė banorėsh italianė, zbulohet se shtimi i popullsisė ėshtė rrjedhoje e rritjes sė numrit tė emigrantėve, transmeton TCH.

Numri i tyre brenda 10 vjetėve tė kaluar ėshtė trefishuar, duke arritur nė rreth 4 milionė, 53 pėr qind e tė cilave janė gra. Kundrejt kuotės prej 46% tė emigrantėve nė moshėn 25 deri nė 44 vjeēe, regjistrohet njė plakje e popullsisė sė vendit nė pėrgjithėsi. Personat nė moshė mbi 65 vjeē kanė shėnuar njė shtim tė ndjeshėm, ashtu si edhe ata mes moshės 95 deri 99 vjeē, qė kanė shėnuar njė rritje prej 78.2%.

Deri nė tetor tė vitit tė kaluar nė Itali jetonin dy milionė gra mė shumė se burra.