Dhjetëra të arrestuar në Moskë e Shën Petersburg

Publikuar: 15.12.2012 - 21:51

Moskė, 15 dhjetor - Policia nė Moskė ka arrestuar dhjetėra protestues dhe disa liderė tė opozitės, pėr tė penguar tubimet masive jashtė selisė sė Shėrbimit Federal tė Sigurisė.

Bėhet e ditur se 40 persona janė arrestuar nė kryeqytet, ndėrsa 26 nė Shėn Petersburg.

Liderėt e opozitės, Sergei Udaltsov, Aleksei Navalny, Ilya Yashin dhe Ksenia Sobchak, kanė qenė nė mesin e tė arrestuarve. Ata mė pas janė liruar pa ndonjė akuzė, transmeton REL.

Protestuesit, tė mbledhur nė temperatura tė acarta, janė kapur sepse kanė mbajtur shirita tė bardhė, kanė bartur shenja politikė ose kanė brohoritur slogane kundėr presidentit Vladimir Putin.

Protestat janė thirrur pėr tė shėnuar pėrvjetorin e parė tė demonstratave masive, tė cilat janė mbajtur pas zgjedhjeve tė dhjetorit 2011 – tė fituara nga partia e Putinit “Rusia e Bashkuar”.

Kėto zgjedhje janė kritikuar nė masė tė madhe nga vėzhguesit ndėrkombėtarė dhe janė cilėsuar si “jodemokratike”.