Lieberman jep dorëheqje nga posti i kryediplomatit izraelit

Publikuar: 14.12.2012 - 17:59

Jerusalem, 14 dhjetor - Ministri i Jashtėm izraelit, Avigdor Lieberman ka dhėnė dorėheqjen pasi u akuzua pėr shkelje tė besimit. Nė njė deklaratė tė dėrguar me e-mail, Lieberman ka shkruar: “Edhe pse e di se nuk kam kryer asnjė krim, kam vendosur tė jap dorėheqje nga posti im si ministėr i Jashtėm dhe zėvendėskryeministėr”.

Tė mėrkurėn, prokurori i pėrgjithshėm i Izraelit e akuzoi Liebermanin pėr shkelje tė besimit, por e pastroi atė nga akuzat pėr mashtrim dhe spastrim tė parave nė njė hetim 12-vjeēar.

Si transmeton rel, aktakuza pėr shkeljen e besimit ka tė bėjė me dyshimet se Lieberman kishte marrė dokumente tė klasifikuara (sekrete) tė Ministrisė sė Drejtėsisė nė lidhje me hetimet kundėr tij nga njė ish i dėrguar i Izraelit nė Bjellorusi.