Spiunazh në Ministrinë gjermane të Shëndetësisë

Publikuar: 12.12.2012 - 21:14

Berlin, 12 dhjetor - Nga Ministria gjermane e Shėndetėsisė janė marrė pėr vite me radhė dokumente sekrete. Ministria ka ngritur padi kundėr njė firme, qė merrej me shėrbimin e teknologjisė sė informacionit dhe kishte akses nė tė dhėna.

Prokuroria e Berlinit ka hapur hetimet, bėri tė ditur njė zėdhėnės i Ministrisė sė Shėndetėsisė nė Berlin. Personit tė akuzuar i ėshtė ndaluar hyrja qė mė 20 nėntor. Ai duhet tė ketė punuar pėr vite me radhė nė sektorin e teknologjisė sė informacionit tė ministrisė. Pėrveē kėsaj, ai ka bashkėpunuar me njė lobist tė farmacive, tė cilit i ka dhėnė e-maile, projektligje dhe tė dhėna tė tjera.

Dy vjet mė parė lindi dyshimi i parė, sepse projektet dhe shėnimet bėheshin tė ditura shumė shpejt, nganjėherė edhe para se t'i merrte vesh ministri i mėparshėm, Daniel Bahr, apo ai aktual, Philipp Rösler, ose sekretarėt e tyre tė shtetit. Pas njė aludimi konkret anonim, i dyshuari ėshtė vėzhguar, transmeton DW.

Bahr u shpreh shumė i zemėruar. “Unė jam shumė i zemėruar pėr kėto energji kriminale. Prokuroria duhet ta zbardhė menjėherė ēėshtjen”, tha politikani i partisė FDP pėr gazetėn Bild. Sipas tė dhėnave tė gazetės Süddeutsche Zeitung, duhet tė jenė prekur edhe e-mailet e drejtuesve tė lartė, pra tė sekretarėve tė shtetit Bahr dhe Rösler.

Synimi i aksioneve duket se ka qenė informimi i sektorit tė farmacisė pėr projektet sekrete nė fushėn e farmaceutikės, si pėr shembull pėr ligjin pėr rregullimin e tregut tė medikamenteve, i cili hyri nė fuqi nė vitin 2010. Me ndihmėn e kėtyre informacioneve, ata kanė mundur tė zhvillojnė strategjitė pėrkatėse kundėr ligjit, mendojnė hetuesit. Spiunazhi ka vazhduar deri kėtė vit.

Nėse dyshimet vėrtetohen, atėherė kemi tė bėjmė me skandalin mė tė madh lobist nė Gjermani. Shoqata e farmaceutikės ende nuk ėshtė deklaruar pėr kėtė rast.