Filipine, 40 mijë të evakuuar nga tajfuni

Publikuar: 04.12.2012 - 09:59

Manila, 4 dhjetor -  Mbi 40 mijė persona kanė lėnė shtėpitė dhe janė transferuar nė streha tė tjera pasi njė tajfun i fuqishėm po godet pjesėn jugore tė ishujve Filipine. Tajfuni “Bopha” zbarkoi nė Mindanao herėt gjatė sė martės, duke sjellė shira tė dendura dhe erėra tė forta qė arrjnė nė 210 kilometra nė orė. 

Stuhia ka shkaktuar ndėrprerje tė energjisė elektrike, probleme nė transport dhe pėrmbytje nė zonat me rrezik rrėshqitjeje toke. 

Ditėn e hėnė, presidenti Benigno Aquino u bėri thirrje banorėve nė zonat qė do tė pėrshkoheshin nga tajfuni qė t’i merrnin seriozisht paralajmėrimet.

“Mund tė jetė tajfuni mė i fuqishėm qė godet vendin pėr kėtė vit. Por ne mund t’i reduktojmė dėmet dhe tė ulim humbjen e jetėve nėse ndihmojmė njėri-tjetrin”, deklaroi presidenti.

Syri i stuhisė sė gjerė 600 kilometra po lėvizte nė perėndim me 26 kilometra nė orė dhe pritej tė kalonte nėpėr provincat lindore e qendrore para se tė arrinte Detin e Kinės sė Jugut ditėn e martė.

Pėr momentin nuk ka pasur tė dhėna pėr viktima. “Bopha” vjen njė vit pasi tajfuni “Uashi” vrau mbi 1500 persona nė jug tė ishujve Filipine.

Shumė persona humbėn jetėn nga ky tajfun si pasojė e tejmbushjes sė lumenjve qė dolėn nga shtrati dhe shkaktuan rrėshqitje toke. Ishujt Filipine goditen nga tajfunė dhe stuhi tropikale ēdo vit..