OKB dënon rebelët kongolezë në qytetin Goma

Publikuar: 21.11.2012 - 10:19

New – York, Rezoluta, e miratuar unanimisht, erdhi vetėm pak orė pasi rebelėt morėn qytetin lindor tė Goma-s. Rebelėt hasėn shumė pak rezistencė nga ushtria apo paqeruajtėsit e Kombeve tė Bashkuara.

Nė rezolutėn e tij, Kėshilli i Sigurimit kėrkoi t’i jepet fund mbėshtetjes sė huaj ndaj rebelėve tė M23, si dhe u shpreh gatishmėria pėr tė marrė masat e caktuara.

Pasi luftėtarėt e M23 hynė nė Goma, krerėt e Republikės Demokratike tė Kongos dhe Ruandas, Joseph Kabila dhe Paul Kagame, udhėtuan pėr nė Uganda pėr bisedime, pavarėsisht deklaratave se Ruanda po mbėshteste rebelėt.

Kabila nxiti popullin t’u rezistojė rebelėve, tė cilėt shkaktuan njė tjetėr rebelim 7 muaj mė parė.

Megjithatė, nuk pati aspak rezistencė nga afro 1500 paqeruajtės tė OKB-sė nė qytet, i cili gjendet vetėm 2 orė larg me makinė nga kryeqyteti i Ruandas, Kigali.

Njė zėdhėnės i OKB-sė tha se paqeruajtėsit nuk kishin sulmuar rebelėt, qė kishin hyrė nė qytet, pėr tė shmangur njė betejė tė pėrgjakshme, duke vėnė nė rrezik edhe jetėt e civilėve.

Nė rezolutėn e propozuar nga Franca, anėtarė tė Kėshillit tė Sigurisė dėnuan ashpėr marrjen e Goma-s nga rebelėt dhe i kėrkuan Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki-moon, tė rishohė raportimet se mbėshtetja e jashtme i ka rritur sė tepėrmi aftėsitė ushtarake tė rebelėve.

Ata ndėrmorrėn gjithashtu sanksione pėr krerėt e grupit tė rebelėve M23, teksa po planifikojnė tė vėnė nėn shėnjestėr mė shumė figura qendrore tė kėtij grupimi, sipas korrespondentit tė BBC-sė.

Goma ėshtė qyteti kryesor me pasuri nėntokėsore nė lindje tė Republikės Demokratike tė Kongos, si dhe kryeqendra e eksportit tė mineraleve pėrtej kėtij shteti.