Australi, kampe përqendrimi për azilantët

Publikuar: 21.11.2012 - 10:16

Njė aeroplan me 19 Azilantė nga Sri Lanka dhe Irani mbėrriti nė Papua New Guinea, mėngjesin e sė mėrkurės. Ata do tė jenė tė burgosurit e parė nė kampin e sapo rihapur nė Manus Island.

Australia ka rihapur gjithashtu njė kamp pėrqendrimi nė det tė hapur, nė Nauru, teksa ka rikthyer njė politikė tė diskutueshme, tė cilės i dha fund 4 vite mė parė. Qeveria vendosi tė rikrijonte kampet nė det tė hapur nė gusht, pas dhėnies fund tė politikės sė njohur “Zgjidhja Paqėsore” nė 2008-n.

Kjo lėvizje, e rekomanduar nga njė panel ekspertėsh, erdhi si kundėrpėrgjigje e rritjes sė jashtėzakonshme tė numrit tė azilkėrkuesve, qė vijnė me varka. Qeveria shtoi se kampet e pėrqendrimit synojnė tė frenojnė njerėzit pėr tė ndėrmarrė udhėtime tė rrezikshme nėpėr detet e Australisė.

Disa varka janė mbytur apo kanė rrezikuar tė mbyten gjatė muajve tė fundit, teksa lundronin nga Indonezia drejt territorit australian, Christmas Island.

Megjithatė, kritikėt thonė se kjo politikė ėshtė aspak humane dhe ofron mbėshtetje tė pamjaftueshme pėr tė drejtat njerėzorė e ligjore tė azilkėrkuesve, qė mbahen nė kėto kampe.