Bahrejni ndalon protestat

Publikuar: 30.10.2012 - 13:13

Manama, 30 tetor - Bahrejni ka ndaluar tė gjitha protestat pas pėrleshjeve ndėrmjet policisė dhe demonstruesve antiqeveritarė.

Ministri i Brendshėm, Sheikh Rashid Al Khalifah, ka thėnė se qeveria do qė tė mbrojė lirinė e shprehjes, porse “privilegji ėshtė abuzuar nė mėnyrė tė pėrsėritur” nga organizatorėt e tubimeve, transmeton REL.

Disa ditė nė javėn e kaluar, policia ėshtė pėrleshur me protestuesit nė fshatrat jashtė kryeqytetit tė Manamas.

Shumica shiite nė mbretėrinė sunite ka nisur valėn e protestave qysh nė shkurt tė vitit 2011, nė pėrpjekje pėr tė fituar mė shumė zė politik.

Dhjetėra njerėz janė vrarė dhe plagosur qysh atėherė.

Shiitėt pėrbėjnė rreth 70 pėr qind tė popullsisė sė Bahrejnit, por thonė se pėrballen me diskriminim tė vazhdueshėm.

Bahrejni ėshtė strehė e Flotės sė Pestė tė Marinės sė Shteteve tė Bashkuara.