Fëmijët e varfër detyrohen të qepin topa futbolli

Publikuar: 25.09.2012 - 11:47

Brisbane, 25 shtator - Topat e futbollit australianė qė pėrdoren nga fėmijėt pėr tė luajtur ndeshje nė fundjavė, qepen nga fėmijėt mė tė varfėr nė Indi, qė punojnė nė kushte tė mjera, tė rrezikshme dhe ilegale. Fėmijėt pėrfitojnė vetėm shtatė centė pėr njė top tė qepur.

Dy nga firmat mė tė famshme tė Australisė pėr topa, Sherrin dhe Canterbury, kanė filiale tė tyre nė Indi qė punėsojnė fėmijėt, gjė qė ėshtė ilegale.

Njė hetim njėvjeēar nga "Herald" ka zbuluar se pėrkundėr reformave tė industrisė masive tė Indisė pėr topa sporti, fėmijėt ende po punojnė, nganjėherė tė detyruar, dhe me duar tė tyre po pėrgatisin topat e futbollit australian, topa volejbolli e topa futbolli.

Fėmijėt qė kanė qepur topat pėr firmat Sherrin dhe Canterbury janė tė punėsuar jozyrtarisht, nėpėrmjet nėnkontraktorėve, qė i paguajnė pėr ēdo top tė qepur.

Qepja e njė topi "Sherrin Auskick" mund tė marrė mė tepėr se njė orė. Fėmijėt marrin pėr njė top 7 rupees (10 cent). Njė top ragbi i "Canterbury" paguhet me 11 rupees (15 cent).

Topa tė futbollit apo tė volejbollit, qė kanė mė shumė tė qepura, paguhen deri nė 28 rupees pėr copė (40 cent), pėr tri-katėr orė punė. Ndėrkohė topat mė tė lirė e tė vegjėl paguhen mė sė paku 4 rupees (7 cent).

Shumica e fėmijėve qė punojnė marrin nė ditė 50-60 rupees (rreth 85 cent).

Menaxheri i burimeve tė Canterburyt pėr Australi dhe Zelandė tė Re, Jason Law, ka thėnė se ėshtė i tmerruar dhe skajshmėrisht i zhgėnjyer me dėshmitė e "Herald".

"Ne definitivisht qė do tė angazhohemi thellėsisht pėr t'u siguruar qė tė ndalet ēdo gjė qė po bėhet atje", ka thėnė Law.

Drejtori menaxhues i filialit australian tė kompanisė Sherrin, Russell Corporation, Chris Lamber ka thėnė se pėrdorimi i fėmijėve "nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė nė standardet tona. Nuk ėshtė e pranueshme dhe ėshtė ilegale. Do tė zgjedhim menjėherė kėtė ēėshtje".

Fėmijėt qė "Herald" i ka zbuluar qėndrojnė ulur nė karrige tė nivelit mė tė ulėt, pėr pesė deri nė tetė orė nė ditė, dhe atė gjashtė deri nė shtatė ditė nė javė.

Ata shpesh pėrfundojnė me probleme kronike tė shpinės pėr shkak tė pozitės sė keqe nė tė cilėn duhet tė punojnė.

Ata rregullisht therin gishtat me gjilpėra apo dėmtojnė gishtat me penj tė fortė me tė cilėt duhet tė qepin topat.

Duke punuar brenda dhe nė errėsirė, siē bėjnė shumica e fėmijėve pėr t'u fshehur nga autoritetet, dėmtohen edhe sytė.

Mbajtja e fėmijėve larg shkollave duke i detyruar qė tė punojnė ėshtė ilegale nė Indi. Nė vitin 2010, "Right to Education Act" ka bėrė tė obligueshme qė fėmijėt nėn moshėn 14-vjeēare tė paraqiten nė shkollė.

Pengimi i punėsimit tė fėmijėve nėpėr fabrika ėshtė mjaft i zakonshėm, mirėpo muajin e kaluar kabineti ka aprovuar njė ligj pėr tė ndaluar punėsimin e ēdo fėmijė nėn moshėn 14-vjeēare.

Nėpėr qytetet industriale tė Punjabit, "Herald" ka zbuluar fėmijė, gati tė gjithė vajza deri njė moshėn shtatėvjeēare, qė janė larguar nga shkolla pėr tė punuar fshehurazi. Ato punojnė me orar tė plotė nė qepje tė topave.

Sunali 11-vjeēare qėndron ulur nė shtėpinė njėdhomėshe tė familjes sė saj nė Jalandhar, duke qepur topa "Sherrin Auskick" me motrėn e saj 10-vjeēare Rupa dhe nėnėn Laxmi. Sė bashku ato qepin deri nė 15 topa nė ditė, pėr afro 105 rupees (1.50 euro).

Sunali ka shkuar nė shkollė, mirėpo tash nuk shkon. Ajo qep gjashtė ditė nė javė. Familjes sė saj i duhen paratė.

"Ėshtė e vėshtirė t'i ndali nė shtėpi, mirėpo pėr tė ngrėnė dhe ushqyer familjen, nuk kam zgjedhje tjetėr. Duhet tė bėjmė kėtė", thotė Laxmi.

Njė nėnkontraktues nga lagjja fqinje Rajkumar, konfirmon se topat janė tė fabrikės kontraktuese tė Sherrinit, Spartan dhe eksportohen nė Australi.

Nė Basti Pirdan, 12-vjeēarja Reena shkon nė shkollė jo rregullisht. Ajo ka mbetur tre vjet prapa gjeneratės sė saj. "Herald" e gjen atė nė shtėpi nė ditė tė shkollės, duke qepur njė top ragbi tė Canterburyt.

Reena punon sė paku pesė orė, shtatė ditė nė javė.

"Ne jemi njerėz shumė tė varfėr. Nganjėherė ajo ėshtė nė shkollė, por edhe nėse shkon, kur kthehet nė ora njė ajo nisė tė qepė. Vazhdon tė qepė derisa errėsohet", tregon nėna e saj.

India ėshtė eksportuesi mė i madh i topave tė sportit nė Australi. Afro 10 milionė topa tė prodhuar nė Indi janė transportuar nė Australi vitin e kaluar, rreth 45 pėr qind tė tė gjithė topave tė sportit tė importuar.