Asambleja e Përgjithshme e OKB-së hap sot punimet

Publikuar: 25.09.2012 - 10:53

New York, 25 shtator - Fuqitė botėrore mblidhen sot nė selinė e Kombeve tė Bashkuara, pėr tė ndjekur fillimin e sesionit vjetor tė Asamblesė sė Pėrgjithshme.

Nė mesin e folėsve tė sotėm, raporton Rel, ėshtė presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barack Obama, si dhe ai i Francės, Francois Hollande.

Nė prag tė Asamblesė, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, ka dėnuar Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė pėr, siē ka thėnė, mbrojtjen e kokave bėrthamore tė Izraelit.

Ky i fundit dyshohet se posedon arsenal bėrthamor, ndonėse refuzon tė zbulojė ndonjė aftėsi nė kėtė drejtim.

Deklarata e Ahmadinejadit ka bėrė qė delegacioni izraelit tė braktisė seancėn speciale tė Kombeve tė Bashkuara pėr sundimin e ligjit.

Udhėheqėsi iranian ka akuzuar po ashtu Kėshillin e Sigurimit se pėrdor kartėn e OKB-sė pėr tė justifikuar heshtjen mbi filmin anti-islamik, i cili ka shkaktuar protesta nė mbarė botėn myslimane.

“Profetėt hyjnorė dhe fetė qiellore, tė cilat janė trashėgimi e pėrbashkėt e njerėzimit, duhet tė respektohen nga ligji nė tė gjitha shoqėritė, nė mėnyrė qė tė shmangen  konfliktet qė ēojnė nė luftė, urrejtje dhe armiqėsi nė mes tė qenieve njerėzore”, ka thėnė Ahmadinejad.

Mė herėt, ai u ka deklaruar gazetarėve se Irani ėshtė i gatshėm tė mbrohet vetė nga sulmet eventuale tė Izraelit, duke thėnė se shteti hebre “nuk ka rrėnjė nė Lindjen e Mesme dhe do tė eliminohet”.

Prania e Ahmadinejadit nė New York ka shkaktuar edhe protesta.

“Jemi kėtu pėr tė protestuar praninė e Ahmadinejadit dhe tė delegacionit iranian nė Nju Jork, si dhe pėr tė protestuar vendimin e hotelit ‘Warwick” pėr tė strehuar delegacionin”, ka thėnė David Ibsen, drejtor ekzekutiv i organizatės “Tė bashkuar kundėr Iranit bėrthamor”, njėherėsh organizatore e protestės.

Nė sesionet e mėparshme tė Kombeve tė Bashkuara, komentet anti-perėndimore tė Ahmadinejadit kanė shkaktuar zemėrim ndėrkombėtar, ashtu si edhe aktiviteti i tij bėrthamor.

Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon, ka paralajmėruar Ahmadinejadin pėr rreziqet e retorikės nxitėse, gjatė takimit tė tyre tė fundit  nė New York.

Nė sesionin e Kombeve tė Bashkuara pėr sundimin e ligjit, Ban ka thėnė se ligji duhet tė pėrdoret si bazė pėr zgjidhjen paqėsore tė konflikteve.

“Trupi mė i gjerė i sė drejtės ndėrkombėtare, i zhvilluar nė Kombet e Bashkuara, i jep komunitetit ndėrkombėtar njė bazė pėr tė bashkėpunuar dhe pėr tė zgjidhur nė mėnyrė paqėsore konfliktet, si dhe pėr tė siguruar se nuk ka rikthim tė luftimeve”, ka thėnė Ban.

Ministri i Jashtėm i Gjermanisė, Guido Westerwelle, i cili ėshtė president i radhės i Kėshillit tė Sigurimit, ka thėnė se ky i fundit duhet tė konfirmojė zbatimin me kujdes tė sanksioneve.

“Sanksionet mbeten njė mjet i rėndėsishėm nė mbajtjen dhe rivendosjen e paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare. Kėshilli ka theksuar nevojėn pėr tė siguruar se sanksionet zbatohen dhe janė nė mbėshtetje tė objektivave tė qarta, me qėllim minimizimin e pasojave tė mundshme negative”, ka thėnė Westerwelle.

Irani ėshtė njėri nga vendet qė ka sanksionuar Kėshilli i Sigurimit pėr shkak tė programit tė tij bėrthamor. Perėndimi dyshon se Republika Islamike ka pėr qėllim krijimin e armėve atomike, por Teherani mohon pretendimet.